Rënia e Muamar Ghedafit e ka kthyer prapa Libinë me dy shekuj, me “tribalizimin e territorit” ndërkohë që regjimi i Kolonelit “u kish dhënë libianëve një krenari që nuk e kishin njohur kurrë”. Dihet që Italia ka qenë ngahera vendi më pranë Libisë. Dhe deklarata të tilla nuk mund të mos vinin nga politikanë apo studiues italianë. Dhe pikërisht ky është mendimi që ka shprehur Angelo Del Boca, historian i kolonializmit italian si dhe atë Alex Zanotelli në një apel të pak ditëve më parë.
Por një farë nostalgjie për Ghedafin duket se ka edhe Romano Prodi, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera që ish diktatori libian kishte me Silvio Berlusonin. I intervistuar nga Il Fatto Quotidiano, ish kreu i Ulivos ka thënë se në vitin 2011 kur u rrëzua koloneli “nuk ishte e vështirë të parashikohej se do të mbërrihej në këtë pikë, me vendin afrikan të zhytur në anarshinë dhe kaosin më absolut”.
Një katastrofë që sipas Prodit “ka ardhur për fajin tonë, të perëndimit. Dhe nëse Franca ka përgjegjësinë më tëmadhe sepse kërkoi me cdo kusht ndërhyrjen ushtarake, Italia ka paguar se ka bërë një luftë kundër interesave të saj”.
1 minute read