Bota

Mirë se vini në tetor, muajin e “surprizave”! Java që do të përcaktojë zgjedhjet presidenciale në SHBA

 

5 pikat që trajton kjo analizë e Glen Thrash në “Politico”, mbajnë brenda tyre edhe sekretin e fitores për kandidatin që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Dhe arsyet pse java që vjen do të jetë vendimtare…

screen-shot-2016-10-06-at-09-30-31

  • Donald Trampi qe një dijetar në zgjedhjet paraprake të GOP, duke shkaktuar një traumë të madhe tek një lidership i kalbur. Por kjo ishte muaj më parë – ndërsa ai s’ka qenë në gjendje të kuptojë faktin themelor, se fitimi i disa ndeshjeve në Ligën Lokale, nuk është i njëjtë me fitimin kampionatit kombëtar. Dhe mësimi i asaj që nuk di, është çelësi. Politika e përgjithshme e zgjedhjeve presidenciale, nuk ka të bëjë me zorrën apo gjuhën, ajo është një lojë e trurit, dhe ky është një kandidat i prirur për të udhëhequr me pjesët e tjera të trupit
  • Ekipi i Klintonit, që dominoi dhomën e kontrollit pas debatit të parë, shpalli fituese performancën e hekurt të kandidates së tyre dhe disiplinën e saj në shmangien e kurtheve (duke gërmuar tek babai, referencat kundër femrave). Por nëse ka patur një të metë, më thanë disa nga ndihmësit e saj, qe fakti se ajo ishte aq e fokusuar tek debati, sa që dështoi të bëjë lidhjen me audiencën prej rreth 80 milionë shikuesish

Nga Glen Thrash

Nëse ka një gjë që kemi mësuar me siguri, mbi elektoratin amerikan të vitit 2016 pas dhjetëra sondazheve, është kjo: republikanët mund të kishin nominuar edhe një grumbull mbetjesh mjekësore dhe 38-43 përqind e elektoratit amerikan, do të kishte votuar për të, në vend të Hilari Rodam Klintonit. Askush nuk është duke sugjeruar se Donald Trampi është aq keq (kaosi që përfshiu fushatën e tij është thjesht në përmasat e vetë kësaj figure), por gjithësesi nuk është një djalosh që po kandidon për president, më shumë se sa një burrë që po i largohet presidencës.

Nuk është e nevojshme asnjë rezyme e vetë-sakrificës gjatë ditëve post-debatit, por është bërë e qartë se, fraksioni i Korej Levandovskit në Kullën Tramp (“Thjesht ji vetvetja, bos!”), u bashkua me krahun e Roxher Stounit (“Mos u shqetësoni zoti Tramp, Uikiliks do të shkatërrojë Klintonin javën e ardhshme”), është duke fituar. Ndërsa kampi më konvencional …

[real3dflipbook id=”1314″]

Leave a Reply

Back to top button