Paraliza jonë e përbashkët buron pjesërisht nga cinizmi ynë. Anëtarët e klasës sonë politike duan para, rehati, dhe status. Ata nuk duan famë apo lavdi, sepse këto kërkojnë gjëra që nuk ndodhen në CV-të e tyre të zbukuruara me kujdes: rrezikun dhe përgjegjësinë
Majkëll Brendan Doherti
Thuhet se një herë, Calvin Coolidge ka thënë që “në qoftë se shihni dhjetë probleme, të cilët vijnë drejt jush, të jeni të sigurtë se nëntë prej tyre do të bien në gropë, para se të arrijnë tej”. E pra, duket se Evropa dhe Amerika po shohin shumë probleme që vijnë poshtë drejt tyre, dhe disa e kanë anashkaluar tashmë gropën. Dhe ne jemi të ngrirë, si dreri proverbial përballë fenerëve të makinës, duke pritur që telashi ynë të na bjerë mbi kokë.
Mirësevini në 2016-ën, vitin e paralizës përballë katastrofës së sigurtë …
Kudo në Perëndim, paraliza është e njëjtë. Evropa nuk guxon të shikojë problemet e veta. Brazili nuk mund të përgatitet për Lojërat e veta Olimpike. Amerika dorëzohet, për të zgjedhur një nga dy kandidatët më të papërshtatshëm dhe të papëlqyeshëm në kujtesën e saj moderne…
[real3dflipbook id=”1231″] |