Nuk mjaftuan Islami dhe Perëndimi, e djathta dhe e majta, homo dhe heteroseksual, të pasur e të varfër. Jemi afër një përplasjeje tjetër të qytetërimeve: mes vegjetarianëve dhe mishngrënësve
Nëse organizoni një barbeky, grupi i bërxollave dhe ai i sallaturinave do të ndahen në çast: “Por si ia bën të jetosh me shejtanin?”, “Më mirë atë, sesa një kafshë të ngordhur”… “Unë pa biftekun ndihem i dobët”, “Që kur kam eliminuar sallamin dhe salçiçet jam shumë më mirë”. Thjerrëzat kundër salçiçeve. Por pse ushqimi është kthyer në një çështje ideologjike? E mbi të gjitha, shkenca mund të ndihmojë të kuptojmë se kush ka të drejtë, duke pajtuar gjuhën dhe bindjet etike? Çështja është serioze: dieta ka pasoja jo vetëm në psikikë, por edhe tek shëndeti, mbi ekonominë e madje mbi fatin e vetë planetit…
[real3dflipbook id=”545″]