Me afro 750 mijë fjalë, Bibla është një prej librave më të gjatë që është shkruajtur ndonjëherë. Por, ajo duhej të ishte edhe më e gjatë. Të paktën 17 libra të plotë mungojnë në versionin tonë modern, dhe as nuk e kemi idenë se cfarë ka ndodhur me ta.
Falë pjesëve të tjera të Biblës, të cilat u referohen veprave të munguara, ne dimë vetëm që kanë ekzistuar. Për shembull, Kronikat 29:29 i referohet në mënyrë eksplicite “të dhënave të Profetit Natan dhe të dhënave të Parashikuesit Gad” dhe thuhet se ato tregojnë me hollësi mbretërimin e Mbretit David. Por përpiquni të kërkoni për secilin prej këtyre librave në Bibël, dhe nuk do të gjeni asgjë. E njëjta gjë me Librin e Luftërave të Zotit, i cili mendohet të ketë përmbajtur një cilëk poemash epike, me ushtrinë izraelite që nënshtronte të gjithë qytetërimet.
Atëherë cfarë ndodhi me këta libra të rëndësishëm? Askush nuk e di. Në një moment të historisë, ata ose kanë humbur krejt, ose dikush ka vendosur t’i asgjësojë, pa lënë prapa asnjë të dhënë./Bota.al