Bota

Misteret e “çështjes Gedafi”. Naftë, dollarë, flori dhe pranverë arabe. Zbulimet e fundit nga emailet e Hilari Klintonit

Deklasifikimi i emaileve të shkëmbyer mes Hilari Klintonit dhe këshilltarit të saj të besuar, Sid Blumenthal, ndihmon për të kuptuar arsyet për të cilat SHBA, Franca dhe Britania e Madhe nisën, në vitin 2011, luftën për të vrarë Gedafin

Screen Shot 2016-04-07 at 09.08.16

Groposur mes mijëra faqeve të korrespondencës së fshehtë të ish sekretares së Shtetit, Hilari Klinton, që tashmë është bërë publike nga qeveria e SHBA, gjendet një shkëmbim emailesh mes Klintonit dhe këshilltarit të saj të besuar, Sid Blumenthalit. Ka të bëjë me Gedafin dhe ndërhyrjen e koordinuar të SHBA në vitin 2011, për të rrëzuar udhëheqësin libian. Ka të bëjë me flororin, dhe një kërcënim potencialisht ekzistencial për të ardhmen e dollarit amerikan, si monedhë rezerve botërore. Ka të bëjë me planet e asaj kohe të Gedafit, për një dinar të konvertueshëm në flori për Afrikën dhe botën arabe, prodhuese e naftës.

Dy paragrafë në një mesazh të deklasifikuar së fundmi, nga serveri privat i përdorur prej klintonit gjatë luftës që përfundoi me shkatërrimin e Libisë së Gedafit në vitin 2011, zbulojnë arsyet e vërteta, që janë mbajtur tejet të fshehta, të luftës së administratës Obama kundër Gedafit, që në mënyrë cinike u pagëzua “Përgjegjësia për të mbrojtur”.

Sipas një rrëfimi të kohës të botuar në Nju Jork Tajms, që citonte burime të rëndësishëm të administratës së SHBA, Hilari Klintoni formonte (bashkë me Samatha Pouerin, asistente e lartë në atë kohë, në Këshillin e Sigurisë kombëtare dhe me Susan Rice, në atë kohë ambasadore në OKB), triadën që shtyu Obamëntë ndërhynte ushtarakisht në Libi. Klintoni, e mbështetur nga Pouer dhe Rice, arriti të dalë mbi sekretarin e Mbrojtjes të asaj kohe, Robert Gates, si dhe Tom Donilon, këshilltarin për Sigurinë kombëtare.

Tani, një pjesë e arsyeve të paktën, nisin e shfaqen prej deklasifikimit të shkëmbimit të emaileve mes Klintonit dhe Blumenthalit. Ky i fundit ka qenë avokat i Bill Klintonit në kohën e të famshmes cështje Levinski.

Për shumëkënd mbetet ende mister arsyeja përse Uashingtoni vendosi që Gedafi duhej eleminuar personalisht, dhe jo thjeshtë rrëzuar si Mubaraku. Klintoni, kur u informua për vrasjen brutale të Gedafit nga ana e terroristëve të “opozitës demokratike” të al Kaedës, deklaroi për CBS, duke përdorur një shprehje të famshme të Jul Cezarit, se “Veni, Vidi, ai vdiq”.

Sipas zbulimeve më të fundit, nuk ka qenë një vendim personal i Hilari Klintonit, ai i rrëzimit të Gedafit, por është një vendim i marrë në qarqet më të lartë të botës financiare amerikane.

Ndërhyrja kishte për qëllim që të fundoste një herë e mirë planet e Gedafit për të krijuar një monedhë afrikane dhe arabe, e cila do të zëvendësonte dollarin në tregtinë e naftës. Që kur monedha e SHBA braktisi sistemin e konvertueshmërisë me flori në vitin 1971, ajo ka humbur shumë vlerë në raport me arin. Shtetet prodhues të naftës arabë prej kohësh ankoheshin për zvogëlimin e të ardhurave nga shitja e naftës, të fiksuara me dëshirën e Uashingtonit, që nga viti 1970, me dollarë amerikanë, ndërkohë që inflacioni i dollarit është rritur me më shumë se 2000% nga 2011.

Në një email të deklasifikuar kohët e fundit, që Klintoni i dërgonte Blumenthalit, i datës 2 prill 2011, ky i fundit zbulon arsyen përse Gedafi duhej të rrëzohej. Duke thënë se citonte një burim jo të mirëidentifikuar, “sfera të larta”, Blumenthali i shkruan Klintonit: “Sipas informacioneve të ndjeshëm që zotëron ky burim, qeveria e Gedafit zotëron 143 tonë flori dhe një sasi të ngjashme në argjend… Floriri është akumuluar përpara rebelimit aktual dhe ishte i destinuar të përdorej për të krijuar një monedhë panafrikane, bazuar në dinarin-floririn libian. Bëhet fjalë për një plan të destinuar për t’u ofruar vendeve afrikanë frankofonë, një alternativë të frangës së dikurshme franceze”.

Në dekadën e parë të këtij shekulli, vendet e OPEC të Gjirit arabik, si Arabia Saudite, Katari dhe të tjerët, kishin filluar të investonin seriozisht një pjesë të rëndësishme të të ardhurave nga nafta në Fonde sovrane, të ndikuar edhe prej suksesit të madh që kishin patur Fondet e naftës në Norvegji.

Pakënaqësia në rritje për luftën e SHBA kundër terrorizmit, për luftërat në Irak dhe Afganistan, dhe në përgjithësi për politikat e SHBA në Lindjen e Mesme pas 11 shtatorit, i shtyu pjesën më të madhe të vendeve arabe që të investonin një pjesë të madhe të fitimeve në fondet e pasur të kontrolluar nga shtetet, duke mos ua besuar më duarve të bankierëve të Nju Jorkut dhe Londrës, sic ishte bërë zakon pas vitit 1970, kur cmimi i naftës u ngrit në qiell, duke i dhënë kështu jetë atyrë që Henri Kisingeri i quante “petrodollarët”.

Në vitin 2009, Gedafi, në atë kohë president i Unionit afrikan, propozoi që kontinenti në depresion ekonomik, të përshtaste “dinarin-floririn”.

Në muajt që i paraprinë vendimit të SHBA, Britanisë dhe Francës për të siguruar një rezolutë të OKB, e cila ishte motivi juridik për ndërhyrjen e NATO-s për të shkatërruar regjimin e Gedafit, udhëheqësi libian po punonte pikërisht për të realizuar një monedhë, dinarin, që do u shërbente shteteve naftëprodhuese afrikane në transaksionet e shitblerjes së naftës në tregun botëror.

Nëse ky projekt do të realizohej, në një moment kur bursa e Nju Jorkut dhe Londrës ishin zhytur në krizë financiare, atëherë ky do të kish qenë fundi i hegjemonisë financiare dhe sistemit të dollarit.

Burimi: ossin.org

Burimi: journal-neo.org

Sjellë në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button