Horizonti.al

Misteri i murgut budist, ka vdekur 90 vjet më parë por trupi i tij është ende gjallë

Screen Shot 2015-09-25 at 09.05.53

Në tempullin e Ivoginsk në periferi të Rusisë gjendet trupi i murgut budist që ka habitur botën. Ai ka ndërruar jetë 90 vjet më parë por trupi i tij është ende i gjallë. Atij vazhdojnë t’i rriten flokët dhe trupi i tij ka një temperaturë 35,3 gradë celsius megjithëse nuk i është nënshtruar procedurës së balsamimit. Khambo Itighelov ndërro jetë në 1927 por ende sot pjesë të ndryshme të trupit të tij janë ende funksionale. Në 1926 ai ftoi gjithë dishepujt e tij të braktisnin Rusinë pasi bota do të përmbysej, por një vit më vonë dnërroi jetë. Trupi i tij u vendos në tempullin në qytetin ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës. Trupi i tij bëri bujë mediatike për herë të parë në 2002. Lëkura e tij ishte e njëjtë si ajo e një njeriu të gjallë, flokët rriteshin vazhdimisht dhe temperatura e trupit nuk ndryshone nga ajo e të gjallëve. Rasti i tij është një mister edhe për shkencën, një mrekulli për manastirin që vizitohet nga mijëra turistë vetëm për të parë “Lamën e gjallë”. Por edhe vendosja e trupit të tij ka një mister më vete. Ai është i ulur me këmbët e kryqëzuara duke mos apsur asnjë mbështetje dhe duke dhënë përshtypjen sikur mbahet drejt nga një forcë e padukshme./Mapo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close