Bota

Misteri i truprojës me krahun fals

Gjatë paradës së inaugurimit, një agjent që ndiqte Trumpin dukej sikur e kishte krahun e rremë. Të palëvizur, në të njëjtin pozicion. Shumëkush në internet tha se ishte një truk, për t’i dhënë mundësi të nxirrte shpejt një armë nga poshtë palltos. Tezë e kundërshtuar nga të tjerë. Secili ka mendimin e vet. Pozicioni i duarve është ai standart i Secret Service, agjencia që nuk është një shërbim i fshehtë, por duhet të merret me mbrojtjen e presidentit, ashtu si dhe me luftën kundër falsifikimit të dollarëve. Janë këta njerëz që shoqërojnë vazhdimisht numrin një të shtetit gjatë lëvizjeve të tij dhe në brendësi të Shtëpisë së Bardhë. Janë të stërvitur në një qendër speciale brenda kryeqytetit. Kohët e fundit është menduar të ndërtohet një kopje e ndërtesës, për t’u stërvitur më mirë. Gjatë administratës Obama ky aparat ka qenë në qendër të kritikave që sollën një ndryshim të madh në rangje. S’kanë munguar polemikat, sepse shumë herë rezidenca në Uashington ka qenë në qendër të incidenteve: në një rast madje një person arriti të hyjë brenda. Ndoshta është vetëm një rast, por Trumpi i beson dhe një grupi rojesh private: në krye të tyre është një ish polic nga Nju Jorku. Sipas burimeve zyrtare ata gjithësesi marrin urdhëra nga Secret Service, që vazhdon të ketë parësinë sa i përket sigurisë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button