Në një kopje 500-vjeçare e Odisesë së Homerit u gjendën kohë më parë, shënime të çuditshme me dorë, në një gjuhë të panjohur. Entuziastët italianë Daniele Metilli dhe Giulia Accetta përcaktuan se shënimet ishin një tip i veçantë stenografie, e shpikur nga Jean Coulon de Théveot.
Vetëm nga përparimet e fundit teknologjike dhe qasja e plotë e të dhënave u bë i mundur zbulimi i të vërtetës. Sidoqoftë, vetë stenografia kishte qenë shumë më interesante sesa kuptimi i saj: ishte thjesht një përkthim në frëngjisht, nga greqishtja. /bota.al