Enciklopedike

Misteri i zbuluar i ushtrisë së humbur të mbretit Pers

Në vitin 524 para Krishtit, ushtria e Mbretit Pers Kambisi II u vu në lëvizje kundër Etiopianëve. Mbi 50,000 ushtarë shkuan për të pushtuar oazet, por të gjithë u zhdukën pa lënë gjurmë, duke lënë pas vetëm një legjendë e cila zgjati për shumë kohë dhe intrigoi shumëkënd në atë zonë dhe më tej.

Vetëm kohët e fundit shkencëtarët Angelo dhe Alfredo Castiglioni arritën që të gjejnë eshtrat e ushtrisë legjendare, duke dëshmuar gjatë 13 viteve të punës së tyre të palodhur, se luftëtarët e ushtrisë të mbretit të Persisë nuk u zhdukën, por u vranë nga një stuhi e fortë e rërës. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button