Histori

Misteri i vdekjes së “Birit të pavdekshëm”

[Udhëheqës botërorë që vdiqën në rrethana misterioze]

selassiePerandori Haile Selassie (që do të thotë “fuqia e Trinisë”) i Etiopisë ishte një figurë “më e madhe-se-jeta”, që e ka origjinën e tij nga figura biblike e mbretit Solomon dhe Mbretëresha e Shebas. Ai u quajt Luani Pushtues i fisit të Judës dhe i të zgjedhurve të Perëndisë. Ai u përpoq për të sjellë vendin e tij të prapambetur në shekullin e 20-të, por qeverisi si një autokrat. Papunësia, uria, dhe absurditeti politik provokuan një kryengritje të ushtrisë kundër Selassie në vitin 1974 dhe pasi e shpallen perandorin të rrëzuar, oficerë e burgosën atë në një apartament të vogël në pallatin e tij.
Më 27 gusht 1975, qeveria ushtarake marksiste njoftoi se një shërbëtor e kishte gjetur Selassien 83-vjeçar të vdekur në shtratin e tij. Shkaku ishte supozuar të ishte ndalimi i frymëmarrjes për shkak të komplikimeve nga një operacion i prostatës. Por shumë veta, përfshirë edhe mjekun personal të Selassie-it, nuk e “hëngrën” këtë version zyrtar dhe pohuan se perandori u vra.
Princi i kurores Afsa Wossen, duke pretenduar se i ati i tij kishte qenë në shëndet të shkëlqyer, kërkoi një autopsi. Por zakoni etiopian kërkonte që trupi duhej të varrosej brenda 24 orëve, dhe me sa dukej bota pa fundin e Luanit të Judenjve.
Eshtrat u zbuluan vetëm në vitin 1992, varrosur nën një pllakë betoni nën një tualet në themelet e pallatit. Selassie-t iu dha më në fund një varrim i denjë në vitin 2000, pas një hetimi mbi vdekjen e tij misterioze. Madje edhe atëherë, shumë refuzuan të besojnë se Selassie kishte vdekur me të vërtetë, veçanërisht Rastafarianet që pretendojnë se Selassie ishte Biri i pavdekshëm i Perëndisë. Kockat, argumentojnë ata, ishin shumë të vogla për të qenë ato të perandorit. Gjykata e Lartë e Etiopisë e ka pranuar që kockat janë të Selassie-it dhe se pasardhësi i tij, diktatori brutal Mengistu Haile Mariam, e mbyti Selassien në shtratin e tij me duart e veta.

Leave a Reply

Back to top button