Enciklopedike

Mite të Mesjetës që duhen zhbërë! Nuk është e vërtetë që:

Screen Shot 2015-05-28 at 21.01.36Mite të Mesjetës që duhen zhbërë! Nuk është e vërtetë që:

BESONIN SE TOKA ISHTE E SHESHTË

Edhe pse ishte udhëtimi i Magelanit (1519-22) që i demonstroi botës se Toka është sferike, në shumë traktate mesjetarë lexohen përllogaritje që demonstrojnë lakueshmërinë e sipërfaqes së Tokës (të njohur që në kohën e grekëve të lashtë). Për shembull, në tekstin më të përhapur në universitetet europianë: “Tractatus de sphaera” i shkruajtur në gjysmën e parë të Dyqindës. Legjenda lindi diku rreth shekullit të gjashtëmbëdhjetë, kur humanistët panë në hartat mesjetare me formë rrethore (sipas planisferave bashkëkohore) një provë të injorancës së atyre që i kishin paraprirë.

FISNIKËT GËZONIN TË DREJTËN E JUS PRIMAE NOCTIS

Quhej kështu, por nuk ishte e drejta e pronarit për të kaluar natën e parë me gratë e sapomartuara në territorin e tij. Bëhej fjalë në fakt për një taksë të vendosur nga pronari në këmbim të pranimit që ai i bënte martesës.

LEGA LOMBARDE BASHKONTE TË GJITHË KOMUNAT E VERIUT TË ITALISË
Komunat lombarde të dyqindës ishin shpesh në luftë mes tyre dhe Dukati i Milanos, që mblidhte taksat për llogari të perandorit gjerman, ishte për disa një armik. Jo vetëm: komuna të rëndë- sishme si Pavia dhe Komo u bashkuan me gjermanët, kundër “vëllezërve” lombardë.

KISHIN FRIKË NGA VITI NJËMIJË

Thashethemnaja lindi nga leximi aposteriori i kronikave të Rudolfo Glabros, i cili në vitin 1048 foli për shenja apokaliptike, por nuk pati aspak panik. Shumica e njerëzve nuk e dinin që jetonin në vitin Një Mijë, vitet numëroheshin në bazë të viteve të mbretërimit të mbretit dhe lëvizjet milenariste që paralajmëronin fundin e botës u përhapën pas vitit Një Mijë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button