Nga Arçi Braun
Politolog dhe historian. Profesor i Politikës në Universitetin e Oksfordit
Politikanët shpenzojnë shumë kohë në përpjekje për të paraqitur si të dobët, udhëheqësit që ata i kanë kundërshtarë. Nuk ndodh vetëm në regjimet autoritare, por edhe në demokraci, që mbizotëron ideja se kemi nevojë për një udhëheqës të fortë. Ajo që zakonisht nënkuptohet përmes kësaj, është një udhëheqës që përqëndron shumë pushtet në duart e tij, dominon politikat publike, merr vendimet në një parti politike, dhe merr të ngjithë vendimet e mëdhaja në qeveri.
Republikanët në SHBA përsërisin shpesh se Barak Obama është udhëheqës i dobët. Në rastin e Obamës, kjo gjë shpesh lidhet me dështimin e tij në dërgimin e forcave ushtarake amerikane në pikat e nxehta të largëta të globit, edhe pse përvoja katastrofike e SHBA, nga Vietnami në Irak, tregon se kjo maturi nuk është aspak e gabuar. Joshja prej dikujt, që me vetëdije projekton imazhin e tij si udhëheqës i fuqishëm, del fare qartë në mbështetjen për kandidatin kryesor të republikanëve, Donald Trump. Fakti që politikat e tij janë një mish-mash aspiratash tejet jorealiste…
[real3dflipbook id=”1047″] |