Horizonti.al

Mjekësia e madhe, që në Perëndim erdhi nga Lindja myslimane

Screen Shot 2016-05-31 at 15.14.20Në shekujt e parë të Mesjetës, Perëndimi humbi në mënyrë progresive dijet që kishte fituar në epokën klasike. Megjithatë, ato u ruajtën dhe u ripërpunuan në vendet arabe. Ata që sollën në Lindje tekstet e Hipokratit dhe Galenos, ishin mjekët me vendndodhje në Edesa (sot Turqi), ndjekës të patriarkut Nestor, i cili u dëbua nga Kostandinopoja në vitin 435 për shkak të teorive të tij heretike.

Në shekujt që pasuan, tekstet klasike u përkthyen në arabisht dhe u përpunuan nga mjekët islamikë, të cilët bënë kontributet e tyre me prurje origjinale. Mes protagonistëve më të mëdhenj të kësaj rryme, Rhazi (864-925), për shumë vite drejtor i spitalit kryesor të Bagdadit dhe autor i më shumë se 150 teksteve. Pikërisht atij i detyrohemi për përshkrimin e simptomave të lisë dhe fruthit. Megjithatë, eksponenti më i madh i mjekësisë arabe ishte Avicena, autor i mbi 200 veprave, mes të cilave “Kanuni i mjekësisë”, një përmbledhje e dijeve të kohës që u përdor si tekst në universitetet europiane./bota.al

Leave a Reply

Back to top button