Banorët e Dorset në Amerikë u hasën me një surprizë këtë javë kur ata panë disa pamje të cuditshme në qiell që dukeshin si UFO.
Fenomeni i rrallë atmosferik është një formim i çuditshëm i reve, i njohur si vrima e thell.
Ekspertët thonë se format e çuditshme janë shkaktuar nga avionët dhe se UFO-tw nuk ekzistojn.
Kjo pamje spektakolare u shfaq në qiell mbi Bay-in perendimor,të mërkurën pasdite.
Fotografi Len Copeland, 55 vjeç, kapi imazhet pasi vuri re se të gjithë rreth tij, ishin duke ngritur kamerat e tyre drejt qiellit.
Ai tha: “Njerëzit filluan të më ndalonin dhe të pyesnin se çfarë po ndodhte. Ata mendonin se unë dija diçka, meqë po bëja fotografi, por sigurisht nuk kisha asnjë ide. Ishin këto dy forma të rrumbullakëta të ciat dukeshin si pajisje të UFO- ve ,ishte me të vërtet e çuditshme. Askush nuk e dinte se çfarë ishin.