Bota

Momentet e fundit të një vrasësi dhe historia e një heroi

Screen Shot 2015-06-28 at 10.25.52

https://www.youtube.com/watch?v=Rff3PibqkoY

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Momentet e fundit të një terroristi, që shkaktoi një masakër në Tunizi, janë kapur në kamera.

Me një AK47 në dorë, ai ecën në rruget e qytetit turistik Sousse, pasi vrau të paktën 37 persona dhe plagosi 36.

Ai u vra më pas nga forcat e sigurisë.

Mes të vrarëve ka edhe shumë turistë të huaj, shumica britanikë.

Ndërkohë Daily Mail raporton se një britanik, i cili u qëllua tre herë në plazh, përdori trupin e tij me trimëri si një mburojë njerëzore për të mbrojtur të fejuarën, që të mos vritej nga terroristi i çmendur.

Matthew James, 30 vjeç, ishte në plazhin e hotelit me të fejuarën, kur ndodhi sulmi.

“Ai mori plumbat për mua,” tha Sarah Wilson.

“Ia detyroj jetën. Pavarësisht se ishte i mbuluar me gjak, më tha të vrapoja”.

“Të dua zemër, por vrapo dhe thuaju fëmijëve se babai i do shumë,” i tha ai.

“Ishte gjëja më e guximshme që kam parë. M’u desh ta lija në shezlong pasi po vazhdonin krismat”.

Sulmi ndodhi thuajse në të njëjtën kohë me masakrën në një xhami shite në Kuvajt, ku u vranë 25 persona, dhe një tjetër sulm në një fabrikë në Francë- në pronësi amerikane- ku iu pre koka një personi.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për tre sulmet.

Më herët ISIS kishte bërë thirrje për të gjithë fanatikët që të kthejnë Ramazanin në një muaj hakmarrje ndaj të gjithë jobesimtarëve./Mapo

Screen Shot 2015-06-28 at 10.25.52 Screen Shot 2015-06-28 at 10.26.01 Screen Shot 2015-06-28 at 10.25.57

Leave a Reply

Back to top button