Bota

Momenti kritik i BE-së

Screen Shot 2016-04-05 at 7.29.59 PM

Nga sot, Greqia supozohet që duhet të nisë kthimin e imigrantëve drejt Turqisë, sipas marrëveshjes së kësaj të fundit me BE-në. Megjithatë, qindra refugjatë nga Siria vazhduan të mbërrijnë dje në ishullin e Kosit, me varka, që turqit duket se po bëjnë shumë pak për t’i ndaluar.

Eshtë e vështirë të shmangësh skepticizmin e thellë mbi këtë politikë, që përfshin pagesën e miliarda eurove tek Turqia, si dhe përshpejtimin e aplikimit të Ankarasë për të hyrë në BE, sado e bukur të tingëllojë. Një marrëveshje e firmosur në shtator të vitit që kaloi, tani duhej të kish sjellë shpërndarjen e afro 160 mijë imigrantëve nëpër Europë. Megjithatë, deri tani, vetëm disa qindra vetë kanë marrë pjesë në programin e rishpërndarjes, të cilit shumë shtete anëtare, sidomos në Europën Lindore, po i rezistojnë me forcë.

A do të funksionojë më mirë kjo seri e re masash? Greqisë i kërkohet të procedojë me ardhjet nga Turqia dhe të marrë në shqyrtim aplikimet për strehim, një kërkesë ligjore kjo sipas Konventës së OKB për Refugjatët. Teorikisht, cdo imigrant pa të drejta lëvizje të lirë në BE duhet të dëbohet menjëherë. Turqia ka ndërtuar me shpejtësi qendra administrative për të lehtësuar rikthimin e tyre, për të përmbushur anën tjetër të marrëveshjes – që është të lejojë një sirian nga një kamp refugjat që të udhëtojë ligjshmërisht në Europë, në këmbim të një refugjati të paligjshëm që merr mbrapsht.

Gjermania tha se pret të fillojë të marrë imigrantët e parë, kryesisht familje me fëmijë, sipas kësaj marrëveshjeje. Ky është një moment kritik për BE-në: nëse kjo skemë dështon të ndalë prurjen e imigrantëve drejt Europës këtë verë, kriza vetëm sa do të thellohet.

Burimi: The Telegraph

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button