HistoriSpeciale

Momenti kur Hitleri humbi luftën… dhe e bëri SHBA një superfuqi

Ai i premtoi popullit gjerman një Rajh 100-vjeçar. Dhe kur përfundoi së foluri, Adolf Hitleri kishte krijuar me të vërtetë një perandori. Por jo një gjermane, ashtu si kishte planifikuar, por amerikane. I ishte dashur vetëm një orë e gjysmë – për kaq gjatë, Adolf Hitleri i ishte drejtuar Rajhtagut në 11 dhjetor 1941. 87 minuta që do të ndryshonin botën përgjithmonë.

Screen Shot 2016-05-26 at 11.01.06

Fyhreri qëndron në podium, me zërin e qetë dhe të matur. Një heshtje vdekjeje ka rënë në sallën e mbushur plot, teksa njerëzit dëgjojnë me vëmendje, çdo fjalë që ai nxjerr nga goja. Së pari, Hitleri u jep pjesëtarëve një informacion mbi luftën kundër Britanisë së Madhe. Më pas, ai e përshkruan veten si mbrojtësin e Europës kundër Bashkimit Sovjetik. Por pas kësaj, fjalimi zhvendoset tek Amerika. Forca dhe intensiteti i fjalimit rriten. Zëri bëhet më i lartë, më agresiv. Ai e quan presidentin e SHBA të çmendur, teksa shpjegon se si “është qëllimi i çifutëve dhe Frenklin Ruzëveltit të tyre, që të shkatërrojnë njërin vend pas tjetrit”. Thirrje miratimi jehojnë nëpër të gjithë Rajhtagun.

GABIMI ME I MADH I HITLERIT

Dhe pastaj – mes duartrokitjeve të papërmbajtura – i vetëshpalluri komandanti më i madh në histori, vulos fatin e tij me një fjali të vetme:

[real3dflipbook id=”1145″]


Screen Shot 2016-05-26 at 11.01.43

Leave a Reply

Back to top button