Nga Rachel Farell
Kur bëhesh nënë, nuk arrin të flesh aq sa duhet. Dhe ky është një fakt. Dhe kur sapo je bërë nënë për herë të parë, mbase edhe mund të bëhesh paksa si e çmendur. Pjesërisht nga mungesa e gjumit, pjesërisht ngaqë nuk ja ke idenë se çfarë je duke bërë… por mbi të gjitha pasi je tmerrësisht e terrorizuar nga çdo gjë.
Jam bërë nënë për herë të parë dhe, gjatë muajve të fundit, dëshiroja të kisha ndonjë lloj paisje të veçantë që të më regjistronte mendimet e çuditshme që më vinin në kokë, sidomos gjatë natës. Brenda kokës time, përpiqem të negocioj me ndonjë fuqi superiore, duke ju lutur që fëmija të flejë pakëz më shumë. Apo të shqyrtoj idenë nëse ja vlen të shkoj në palestër para se ti jap gji, në vend që të flej pak gjumë (ja u thashë … mendime të marra).
Ja se si mund të zhvillohet dialogu i brendshëm i një nëne të re, çdo natë:
Ora 21:00 : “Jam e shkatërruar, mezi po pres të përgjumem “.
22:30: “Vogëlushit i pihet sërish? Sërish? ”
23:30: “Në rregull vogëlush, ta rrisim njëçikë ritmin.”
23:35: “Eshtë i adhurueshëm, i dashuroj këto momente të gjitha vetëm për ne ”
23:45: “Kjo duhet ti mjaftojë për disa orë. Po arrita të flej tani, nesër mund të shkoj në palestër, të bëj pazarin dhe ti lejoj vetes një shëtitje me beben time “.
01:00: “Kaq shpejt!?”
2:00: ” Mos! Më zuri gjumi ndërkohë që po i jepja gji. Për fat të mirë, nuk më ra nga dora”.
2:05: “O Zot të lutem, bëje të flejë deri në mëngjes ”
2:45 [E ndjen që po kollitet] “Ç’ishte kjo zhurmë?” [Pret për të parë nëse do të fillojë të qajë. Asgjë] “Po sikur të jetë duke u mbytur? Nuk po mbytet. Do ta kisha kuptuar.”
2:46: “Por kam harruar ta bëj të gromësijë. Dhe nëse vjell në gjumë dhe të mos bëjë asnjë zhurmë që ta kuptoj që diçka nuk shkon?
2:47: “Nuk do t’ja falja vetes kurrë nëse do të mbytej, duhet patjetër të shkoj ta kontrolloj. Dhe mund ta bëj tani, jam akoma zgjuar.
2:48: [Pasi i ke vënë një gisht në hundë për të parë që merr frymë] “Oh Zot, faleminderit”
3:25: [Dëgjon një qaravitje] “Mus u zgjo, mos u zgjo, mos u zgjo.”
3:28: [Vogëlushi qan] “Dreqi ta hajë!”
3:50: “Të lutem, të lutem, të lutem: vazhdo të flesh”
4:00: “Eshtë shumë i bukur, është kaq i qetë kur fle. Besoj se do e tund akoma edhe për disa minuta…”
4:10: [Pas kthimit në krevat] “Jam kaq e lodhur ” [Bebja qan]
4:11: psherëtimë
4:15: “Sa fat, kërkonte vetëm biberonin ”
[Rri e vëzhgon monitorin e bebes për pesë minuta për tu siguruar që po fle. Gjithçka në rregull, kthehu në krevat.]4:21: [Vogëlushi lëviz]
4:22: “Seriozisht? “Ky fëmijë arrin të ndjejë kur unë mbështes kokën në jastëk”.
4:24: [Qetësohet sërish]
4:28: [Dëgjon që thith në mënyrë të çuditshme, po qan]
4:30: “E urrej këtë biberon të mallkuar ”
5:00: “Pse nuk po zgjohet të pijë sërish? Pse nuk po bën më asnjë zhurmë? Më mirë të shkoj ta kontrolloj ”
[Sërish i vej gishtin nën hundë. Merr frymë dhe është në gjumë të thellë]5:01: “Të dua, tmerrësisht shumë” [Lotohesh]
5:05: [I kthehesh vetes] “E pse qan tani? E pse je duke qëndruar akoma aty dhe e fikson ashtu?! Përfito që të flesh”
5:09: [Qan]
5:10: “E dija, ka uri.”
5:11: “E pse im shoq nuk u zgjua as edhe një herë të vetme për të parë nëse biri i tij (apo e shoqja) ka nevojë për diçka?”
5:15: “Mbase nesër do bëj vetëm pazarin dhe një shëtitje të shkurtër ”
5:25: [Beben e zë gjumi duke u ushqyer]
5:26: “Eshtë magjepsës ndërkohë që fle. Mund të rrija gjithë kohës kështu “.
5:30: “Duhet ti ndroj pelenat, por urrej që ta zgjoj nga gjumi. Po e lej edhe pak ”
[E vendos beben poshtë dhe kthehesh në krevat]5:40: “Po sikur pelena e pistë ta bezdisë? Duhet ta ndroj “.
5:45: “Jo, seriozisht. Pse im shoq nuk u zgjua edhe vetëm një herë? Në djall të shkojë!”
5:50: “Pa shihe, si fle! Duhet të jetë qejf! Në mëngjes s’kam për ti folur fare. Pa prit, është mëngjes dhe kam ndenjtur zgjuar gjithë natën”.
6:00: “Mbase duhet të bëj një dush tani”
7:00: [Dëgjon një murmurimë që vjen nga monitori i bebes. Hedh një sy dhe sheh beben që përpiqet të lirohet nga leckat]
7:02: [Shkon në dhomën tënde. Të bën buzëqeshjen më të bukur në botë dhe ti harron që ke fjetur vetëm dy orë dhe që, jo shumë kohë më parë, betoheshe që do ta thërrisje djalin tënd të parë Njeriu i Zi nëse nuk do të të linte të flije gjumë “]
“Mirdita vogëlush! A fjete mirë? Të dua, të dua, të dua “.
7:05: “Besoj se sot do të rri në shtëpi…”
Ky artikull është publikuar për herë të parë në Raves & Revelations, më pas u publikua nga The Huffington Post US
Shqipëroi: A.Gj
Bota.al