Magazine

Monoteizmi, Pro & Kundër / Vatra e intolerancës

 

Screen Shot 2016-04-04 at 20.40.32

“Bomba në Etoile ka mbyllur Parisin në një morsë terrori”, shkruante 20 vjet më parë, në 20 gusht 1995, Igor Man, për La Stampa, në një artikull me titull “Muhamedi dhe frikërat tona”. Dhe më tej: “Hapja e kultit të xhamisë së Romës, arrestimi i terroristëve të supozuar islamikë në fillim në Romë, më pas në Milano, lufta e tmerrshme me thika në Algjeri, mes militantëve dhe “barbutëve”, atentati ndaj Mubarakut në luftën e egër kundër integralistëve egjiptianë”. Po të ndryshosh disa emra, duket si një kronikë e sotme. Diagnoza që sugjeronte Man ishte: “Pasi na del dehja e konsumizmit që përkeqëson injorancën, duke qenë se jeta e kollajtë na largon prej gazetave, librave, nga reflektimi i pastër, fillojmë të vetëdijësohemi se nuk ekzistojnë vetëm ne, se imigrantët janë maja e një masivi shumë të madh malor, që quhet Jug. Jugu i Mesdheut, i botës perëndimore-kristiane. Një Jug i varfër, i zemëruar. I përbërë nga njerëz që ndihen të tradhëtuar. Të tradhëtuar nga ne: nga Europa egoiste, e zhytur në mirëqenien e saj”. Artikulli, plot me sugjerime bibliografike, kishte si nëntitull: “Për të mos demonizuar Islamin”.

Sot kjo lloj diagnoze, që megjithatë duhet bërë me skematike dhe duhet pasuruar me faktorë si mbështetja e SHBA për talebanët afganë kundër qeverisë laike prosovjetike, bashkëpunimi mes Perëndimit të krishterë dhe oligarkive hipermyslimane dhe super të pasura, si ajo saudite, ose me gjysmëdiktatura fondamentaliste…

[real3dflipbook id=”1066″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close