Sport

Montela në fije të perit, Genoa shansi i fundit për të ruajtur stolin

Pas ndeshjes në Europa League skuadra e Milanit duket se është një krizë rezultatesh. Humbjet dhe mos shënimi i golave, janë shkaqet që po dërgojnë trajnerin Montela drejt shkarkimit. Të gjithë janë kthyer kundër tij, por duket se ende ka besimin e lojtarëve.

Sipas medieve në Itali sot ndeshja me Genoan,shihet si shansi  i fundit për Montelën. Po sipas këtyre medieve kandidati kryesor për tu ulur në stolin e skuadrës Shihet Genaro Gatusso. Numri një i stolit të Milanit ka zgjedhur që tu përgjigjet kritikave dhe ka thënë: Në vështirësi jap më të mirën time.

Po ashtu Montela një ditë më parë për mediat italiane deklaroi: “Më shumë jemi në krizë rezultati se loje”. Për Bonuccin  i tha se është një nga lojtarët që po jep me pak nga kapaciteti tij. Për sulmin dhe Kalinic strategu i Milanit deklaroi se kroati është i gatshëm dhe sot do të aktivizohet, Ndërsa Andre Silva është e ardhmja e skuadrës.

 

Leave a Reply

Back to top button