Personazhe

Morgan Freeman: “Jam i shkatërruar!”

Aktori Morgan Freeman ka lëshuar një deklaratë të dytë pas akuzave të fundit të sjelljes jo të përshtatshme dhe ngacmimeve  seksuale të bëra kundrejt tetë grave.

Në deklaratë, aktori 80-vjeçar tha se është ‘i shkatërruar’ se ‘jeta  është në rrezik të keqësohet’, por vazhdoi të kërkonte falje për cilëndo nga gratë që mund ta kishte mërzitur ‘pa qëllim’. Duke shtuar se ai ‘ kurrë nuk kishte ofruar punësim në këmbim të seksit’.

Në fjalimin e gjatë të dhënë për Sky Neës, ai tha: “Unë jam shkatërruar, sepse 80 vjet nga jeta ime janë vënë në rrezik të minohet, sa të hapësh e të mbyllësh sytë”.

“Të gjithë viktimat e sulmeve të ngacmimeve seksuale, meritojnë të vihen re dhe ne duhet t’i dëgjojmë, por nuk është e drejtë të barazojmë incidente të tmerrshme të sulmeve seksuale me komplimente të gabuara apo humor”.

“Unë e konsideroj veten si dikush që ndjen nevojën  të përpiqet t’i bëjë gratë dhe burrat të ndjehen të kënaqur dhe të qetë rreth meje”.

“Si pjesë e kësaj kategorie, shpesh  përpiqem të bëj shaka me gratë dhe t’i komplimentoj, në atë që, për momentin, mendoj se është një mënyrë e lehtë dhe humoristike.

Është e qartë që jo gjithmonë dal në përfundimin e qëllimit fillestar. Dhe për këtë arsye, gjej rastin t’i kërkoj falje kujtdo që e kam ofenduar apo mërzitur pa dashje.”//LB-Bota.al

 

 

Leave a Reply

Back to top button