Bota

Mos përdorni celularë! Urdhëri më i fundit në Shtëpinë e Bardhë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha në një komunikatë se duke nisur nga java e ardhshme, përdorimi i të gjitha aparateve teknologjike personale si i të ftuarve ashtu edhe ata të personelit, nuk do të lejohen në krahun perëndimor, zonë ku gjendet zyra e Trumpit dhe e këshilltarëve të tij kryesorë. Personeli do të mund të punojë me aparate të sjella nga qeveria, – shpreh Sanders që justifikoi këtë ndryshim për të garantuar sigurinë dhe integritetin e sistemeve teknologjike të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas gazetës The New York Times personeli i krahut perëndimor ishte lajmëruar pak pasi kishte nisur mandati i Trumpit vitin e kaluar që u pengonte përdorimin e aparateve personale, por rregulli nuk ishte aplikuar deri më tani. Ky lajmërim vjen një ditë më vonë, pasi u bënë të njohura disa ekstrakte të një libri polemizues mbi presidencën të titulluar “Fire and Fury: Inside the Trump White House.” Zëdhënësja e Trumpit u përpoq ta diskretitonte të mërkurën librin duke theksuar se është plot me pohime false dhe nga burime që nuk kanë akses, as ndikim mbi Shtëpinë e Bardhë. Trump ndërpreu publikisht marrëdhënien e tij me Steve Bannon, i cili ishte strategu i tij kryesor dhe një nga figurat më të pushtetshme në Shtëpinë e Bardhë që nga janari 2017 deri në gusht.

Në libër, Bannon cilëson si tradhti dhe antipatriotike një takim të mbajtur në vitin 2016 mes djalit të madh të Trumpit, Donald Jr. dhe një grupi rusësh në kërkim të dokumenteve që do përndiqnin rivalin demokrat në zgjedhjet e atij viti, atë të Hillary Clinton-it. Pas këtyre deklaratave Trump deklaroi: “Steve Bannon nuk ka të bëjë aspak me mua as edhe me presidencën time.

Kur u pushua jo vetëm që humbi punën e tij, por humbi edhe kokën,” Avokatët e Trumpit i dërguan Bannon-it një dokument ligjor që të pushojë me deklaratat e tij mbi qeverisjen dhe të përmbushë detyrimin e konfidencialitetit që kishte firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe po përpiqen që të pengojnë daljen e librit, i cili është parashikuar të publikohet në 9 janar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button