Bota

Mos prisni Rusinë të bëjë hapin e parë

 

Kontinenti rrezikon të rrëshkasë mbrapsht në një Luftë të Ftohtë, nëse Perëndimi nuk hap sytë para dështimit të programit të vet të sanksioneve

Screen Shot 2016-03-20 at 20.35.54

TONY BRENTON*

Një atmosfrë fatalizmi ka mbështjellë marrëdhëniet me Rusinë. Sanksionet perëndimore dhe reagimi i papajtueshëm rus kanë prodhuar një spirale përkeqësimi. Ekspertët nga të dy krahët tani presin një ngricë që do të zgjasë. Nevoja për të shmangur rrëshkitjen drejt një tjetër Lufte të Ftohtë nuk ka qenë kurrë më urgjente.

Pentagoni ka propozuar një katërfishim të shpenzimeve ushtarake të SHBA në Europë, për të luftuar “rrezikun global numër një” me të cilin përballet SHBA. Edhe Rusia po riarmatoset, si dhe po i kujton Perëndimit se nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore. Konflikti në Ukrainë vazhdon, me pak shenja që Marrëveshja e Minskut do të implementohet plotësisht, ndërkohë që Perëndimi ruan një regjim sanksionesh, i cili jo vetëm nuk e ka ndryshuar politikën e Rusisë, por edhe ka shtuar mbështetjen e opinionit publik rus për presidentin e tyre. Dhe në Siri, pavarësisht shpalljes së fundmi të tërheqjes nga ana e Rusisë, të dy palët mbeten rrezikshëm pranë një lufte me palë të treta, ku Rusia mbështet regjimin e Asadit dhe Perëndimi mbështet opozitën e ashtuquajtur të moderuar.

Ky ndryshim atmosfere është shumë i vonë…

[real3dflipbook id=”1024″]

Leave a Reply

Back to top button