Nga Mark Galeotti
“Moscow Times”
Moska ka vendosur sanksione ndaj mallrave dhe shërbimeve turistike turke, diçka që do të ketë një ndikim të veçantë në një ekonomi e cila fiton 6.5 miliardë dollarë në vit nga turistët rusë, por a është kjo e mjaftueshme për të qetësuar zemërimin e dukshëm presidentit Vladimir Putin, pas rrëzimit të një prej avionëve luftarakë rusë nga forca turke në kufi me Sirinë?
Dhe në rast se nuk është, çfarë tjetër mund të bëjë ai në mënyrë të drejtpërdrejtë – dhe shpresojmë të jetë e pamendueshme – përveç veprimeve ushtarake kundër një anëtari të NATO-s, me një ushtri jo aq shumë me të vogël seSA të Rusisë? Tundimi mund të jetë për të goditur jo ballazi por në hije.
Tek e e fundit, Turqia dhe Rusia, kanë një histori të gjatë dhe të përgjakshme jo vetëm të luftërave të drejtpërdrejta, por edhe betejave politike të fshehta dhe indirekte. Nga luftërat mbështetëse në khan-atet e Kaukazit dhe Ukrainës në shekullin e XVII-të, përmes përplasjeve politike mbi Poloninë në shekullin XVIII-të, dhe përballjet kulturoro-fetare në Ballkan të cilat zgjatën deri në shekullin XX-të, këto janë dy vende me një traditë të gjatë të konflikteve të zhvilluara tinëzisht.
Sot, kapacitetet e Moskës për të përzier asetet politike, të inteligjencës, informacionet dhe madje edhe ato kriminale në fushata shumë-drejtimëshe, është më i madh se kurrë. Për një president të etur për nxjerrjen e një llokme mish, ky mund të duket një opsion joshës. Sa për fillim, Turqia – përherë e paqëndrueshme – po kalon një periudhë veçanërisht të dhunshme e të trazuar.
Ky vit ka po mbyllet me sulmet me bomba të Shtetit Islamik, tubime të tjera kundër kurdëve, dhe një mori vrasjesh të tjera, duke përfshirë edhe javën e kaluar të një avokati të shquar kurd mbi të drejtat e njeriut.
Në këtë sfond, agjentët dhe mercenarët ruse, mund të jenë në gjendje për të nisur sulmet e tyre (dhe sa do të duhet për të që siguruar turistë të tjerë, për shembull, të qëndrojnë larg, duke e goditur më tej ekonominë?), që padyshim do të jetë një manovër mokskovite.
Në fakt, pjesë e vlerës së incidenteve të tilla mund të jetë gjithashtu për të provokuar dhunën midis vetë fraksioneve turke. Nxitja e trazirave midis kurdëve, terroristëve ultra-majtistë, kriminelëve, dhe një qeverie gjithashtu të prirur për dhunë të lejuar dhe të palejuar, dhe pastaj të ulen për të shijuar shfaqjen që mund t’i përshtatet më së miri Kremlinit. (vizitoni www.bota.al)
Prania e një lëvizjeje të organizuar dhe aktive kurde, është gjithashtu një aset potencial. Me kurdët që në fakt kanë themeluar një shtet të vetin në Irak, dhe duke qenë një nga milicitë më efektive në Siri, presionet e përtërira për pavarësinë apo autonominë e e tyre brenda Turqisë, janë diçka e pashmangshme. Në këtë rast, rusët – të cilët kanë mbështetur kurdët në të kaluarën, kur u leverdiste – mund të jenë shokë të dobishëm për ta. Kjo mund të nënkuptojë mbështetje politike në forumet ndërkombëtare, por mund të përfshijë edhe fonde apo edhe armatosjen e grupeve më radikale.
Duke pasur parasysh se presidenti turk Rexhep Erdogan, është i angazhuar në një përpjekje ambicioze për ta rivendosur Turqinë si një fuqi rajonale, dikush mund ta interpretojë këtë qasje, si një kundërvënie agresive të Moskës ndaj këtij synimi. Nga Azerbajxhani në Qipron e Veriut të kontrolluar nga turqit (presidenti i së cilës është gjithnjë e më shumë në kundërshtim me Ankaranë), përmes Izraelit (një partner i rëndësishëm tregtar, përkundër armiqësisë së dukshme personale midis Erdogan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu), ka disa zona për të ndërfutur probleme, nga një shpifje tinzare apo një rrjedhje informacioni atje, për një vrasje të drejtpërdrejtë apo inskenimin e ndonjë provokimi këtu.
Dhe ende Putini duhet të mendohet 3 herë, para se të godasë një herë. Shanset që strategjia e tij të bëhet në fund e qartë janë të mëdha, dhe kjo do të zemëronte Ankaranë dhe shqetësonte Perëndimin. Përveç kësaj, Turqia nuk është një objektiv i lehtë, Erdogani po ashtu.
Ironia është se Turqia, është në shumë mënyra e ngjashme me Rusinë, nga planet e saj revizioniste dhe agresiviteti i agjensive të saj të inteligjencës, tek karakteri ambicioz i të dy presidentëve-autokratë. Mund t’i mungojë eksitimi i një lufte në hije, por në fund të fundit Putini do të shërbehet më mirë përmes praktikimit të rutinës së bojkotit dhe qortimeve diplomatike. /Moscow Times
Shënim: Mark Galeotti është profesor i çështjeve globale në Universitetin e Nju Jorkut
Bota.al