Mundësia që Rusia të ekstradojë Edward Snowdenin në SHBA, si një “dhuratë” për Presidentin Donald Trump, siç kanë spekuluar disa media, është “një absurditet”.
Kështu ka deklaruar zëdhënëja e Ministrisë së Jashtme ruse. “Pala ruse ka komentuar tashmë në nivele të ndryshme në lidhje me këtë temë,” deklaroi Maria Zakharova. Lajmi është përcjellë nga Interfax. /bota.al