Bota

Moska sulmon fort: Ja rrugët që çojnë naftën e ISIS-it në Turqi

msoka sulmonSulm i rëndë i Moskës ndaj Presidentit turk. Zëvendës ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Antonov ka pohuar se Erdogani dhe familja e tij, ashtu sikurse edhe autoritetet më të larta politike të Turqisë, janë të përfshirë në “biznesin kriminal të trafikut të paligjshëm të naftës, që vjen nga territoret e pushtuar prej ISIS-it në Siri dhe Irak”.

Më tej, Antonovi e ka quajtur Turqinë “konsumatorin parësor të kësaj nafte që u grabitet pronarëve legjitimë në Siri dhe Irak”.

Rusia thotë se ka zbuluar tre rrugë përmes të cilave nafta e ISIS mbërrin në Turqi. “Janë pikasur – ka shtuar zëvendës shefi i shtabit në Rusi, Serghiei Rudskoi, gjatë një takimi të autoriteteve ushtarake – tre rrugë kryesore për transportin e naftës drejt territorit turk, nga zonat e kontrolluara prej formacioneve të banditëve në Siri dhe Irak”.

Presidenti rus ka replikuar menjëherë pas akuzave nga Moska. “Askush nuk mund të hedhë baltë kundër Turqisë, mbi blerjen e naftës nga organizata terroriste Daesh”, domethënë ISIS. “Në momentin kur do ta provojnë unë do të dorëhiqem, ashtu si duhet të bëjnë edhe ata që nuk do të munden të provojnë akuzat e tyre”, ka shtuar ai.

Të ardhurat e ISIS nga trafiku i paligjshëm i naftës arrijnë 2 miliardë në vit, sipas Antonovit, duke saktësuar se xhihadistët i përdorin këto para “për të rekrutuar militantë nga e gjithë bota, duke i pajisur ata me armë, pajisje ushtarake dhe armatime”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button