Bota

Moskë: Gjendet i vrarë një ish- diplomat rus. A ka lidhje me vrasjen e ambasadorit në Ankara?

Një ish- diplomat rus raportohet se është gjetur i vrarë në apartamentin e tij në Moskë.

Zyrtarë të policisë ruse në kryeqytet kanë thënë sot se trupi i pajetë me shenja të plagëve të shkaktuara nga plumbat është gjetur gjatë natës në një apartament, ndërsa gëzhojat e plumbit dhe një pistoletë janë gjetur afër viktimës.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, mediat ruse duke cituar burime të sigurisë në polici dhe në Ministri të Jashtme, raportojnë se personi në fjalë është Pyotr Polshikov, që dikur e ka udhëhequr Departamentin për Amerikën Latine në Ministrinë e Jashtme ruse.

Burimet thonë se 56 vjeçari Polshikov, ka hequr dorë nga puna në ministri duke mbetur i papunë.

Zyrtarisht nuk është konfirmuar identiteti i viktimës.

Burime policore në Moskë thonë se hetuesit po e hetojnë rastin si vrasje apo vetvrasje e mundshme. Nderkohë, disa media kanë nisur të hedhin dyshime mbi një lidhje të mundshme me vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Ankara.

Leave a Reply

Back to top button