Komplote

Mossadi në veprim: Operacioni NUMEC

Screen Shot 2015-11-11 at 07.51.34

Në vitet ‘60, Korporata e Pajisjeve dhe Materialeve Bërthamore (NUMEC) në Apollo, Pensilvani, e cila prodhonte materiale bërthamore, ishte punëdhënësja më e madhe e qytetit. Kur ajo u mbyll në vitin 1983, qeveria federale deklaroi se disa rrugë aty pranë ishin të kontaminuara me radioaktivitet. Si për t’i përkeqësuar gjërat më tej, espertët zbuluan se dhjetëra kilogram uranium të pasuruar ishte zhdukur nga centrali në vitet ‘60.

Disa njerëz dyshua se uraniumi ishte groposur diku në qytet, ndonëse kishte të dhëna se materiali bërthamor mund të ishte vjedhur nga Mossad-i. Themeluesi i NUMEC, Zalman Shapiro, njihej [er lidhjet e tij me komunitetin e inteligjencës dhe qeverisë izraelite. I lindur në Ohajo dhe djali i një rabini, ai u prek shumë nga vdekja e të afërmve gjatë Holokaustit, dhe ishte një mbështetës i madh i shtetit hebre.

Mossad-i ishte i njohur edhe për kryejen e operacioneve të fshehta për blerjen e materialeve bërthamore, duke përfshirë transferimin e dyshuar të ujit të rëndë.

Kur Komisioni Amerikan i Energjisë Atomike, e kuptoi se 90 kilogramë uranium ishte zhdukur pa asnjë shpjegim në vitin 1965, agjensitë amerikane të inteligjencës u bindën se materiali ishte transportuar në mënyrë të paligjshme drejt reaktorit bërthamor të Dimonas në Izrael.

Pavarësisht hetimit në vazhdim, një sasi tjetër prej 180 kilogramësh u zhduk gjatë viteve ‘60, me gjasë përmes një marrëveshje me një kompani të quajtur “ISORAD”, e cila u themelua nga Shapiro në partneritet me qeverinë izraelite. Ndërsa “ISORAD”, zyrtarisht merrej me studimin e pasterizimit të ushqimit, shumë vetë besojnë se ajo u përdor për të maskuar dërgimin e materialit bërthamor në Izrael. Shapiro është shprehur vazhdimisht i pafajashëm për këto akuza, dhe nuk u dënua kurrë për ndonjë krim.

Leave a Reply

Back to top button