Bota

Mrekullisht i shpëtuan luftës: Ja rrëfimi i dy kamikazëve të fundit japonezë

Screen Shot 2015-08-13 at 14.18.16

Hisao Horijama kur ishte vetëm 21 vjeç e kishte kuptuar nga një letër se çfarë duhej bërë. Të refuzonte apo të pranonte të bëhej kamikaz. Por piloti i ri i Luftës së Dytë Botërore menjëherë pranoi të bëhej anëtar i një njësie elite.

Ai kishte vendosur t’i jepte fund jetës së tij dhe të tjerëve, në emër të perandorit dhe fitores së Japonisë, për t’u bërë kamikaz. Horijama ishte ushtar në njësinë kryesore të ushtrisë perandorake, e më pas u transferua në ushtrinë ajrore. Pas përfundimit të trajnimit, ishte vizituar nga perandori Hirohito, transmeton Telegrafi. “Ai erdhi mbi një kalë të bardhë dhe mendova se kjo ishte një shenjë se ai personalisht kërkonte nga ne që ta ndihmonim. Atëbotë, Japonia dhe Perandori ishin të njëjta, andaj isha i gatshëm që të vdesë për të”, thotë Hisao, i cili tanimë është 92 vjeç.

Ndonëse kishte qenë një nxënës i dobët, ai kishte menduar që me këtë edhe do të provonte të bënte diçka të mirë. Deri në janar të vitit 1945, më shumë se 500 aeroplanë japonezë morën pjesë në operacionet vetëvrasëse. Deri në fund të luftës ishin vrarë rreth 3800 pilotë. “Ne u trajnuam për të shtypur emocionet. Nuk mendonim më për vdekjen. Madje nëse ktheheshim të gjallë, e dinim se do të irritonim eprorët tanë”.

Kamikazët japonezë ishin pjesëmarrës deri më 15 gusht të vitit 1945, kur Hirohito u dorëzua pasi amerikanët gjuajtën bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Dhe për këtë shpëtim, Horijama nuk ndjehet edhe shumë rehat, përkundrazi. “Kolegët e mi kanë humbur jetën në lavdi të madhe, e unë e kam lëshuar shansin”, sqaron ai. Tjetri dhe njëkohësisht i fundit pjesëtari kamikaz është Takehiko Ena. Kur ishte 20 vjeç ai ishte detyruar të ndërpriste studimet për ekonomi në Tokio për tu bashkuar me kamikazët. Kjo ishte në vitin 1945, kur kamikazët ishin më aktivë.

Ena, i cili tanimë është 92 vjeç, tregon se si ai ishte uruar nga të gjithë për faktin se ishte zgjedhur që të vdiste për vendin e tij, por thotë se në fakt ai ishte krejt i hutuar nga rrjedhja e ngjarjeve.

Ai ishte pjesë e një nga betejat më të përgjakshme në Paqësor, Betejës në Okinawa. Aeroplani në të cilin gjendej ai, bartte një bombë prej 800 kilogramësh dhe kishte karburant për fluturim vetëm në “një drejtim”, transmeton Telegrafi. Avionët japonezë ishin në gjendje aq të keqe sa që nuk kishin mundur të arrinin cakun, duke rënë më herët, gjë e cila e kishte “shpëtuar” atë – madje dy herë. Dhe kështu mbeti i gjallë deri në fund të luftës. Pas aksidentit ajror në rrugëtimin e tij në Okinawa, me dy shokët e tij në një ishull pranë Kuroshima, ai qëndroi për dy muaj para se të shpëtoheshin nga një nëndetëse japoneze. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button