Analiza

A mund ta mposhtim Shtetin Islamik?

Fareed Zakaria

Obama premtoi të “degradojë” shtetin islamik. Shumë mirë. Ai premtoi gjithashtu që në fund “ta shkatërrojë” atë. Ne nuk kemi qenë në gjendje të heqim qafe al Kaedën. Dhe shkatërrimi i një grupi si ky kërkon eleminimin e dinamikave sektare që e nxisin. Kjo nuk i takon Uashingtonit, por ai mund të ndihmojë që të ndodhë duke u bërë presion irakenëve dhe duke afruar sauditët dhe fuqi të tjera rajonale. Ndërhyrja ushtarake e Obamës në rajon do të funksionojë nëse do të ketë një ndërhyrje politike ekuivalente, apo ndoshta edhe më e fortë

isilJa tek jemi përsëri. SHBA i kanë shpallur luftë një tjetër grupi terrorist. Fjalimi i Presidentit Obama të mërkurën në mbrëmje parashtroi një strategji të fortë, të mirëmenduar për t’iu kundërvënë Shtetit Islamik – i cili është rrezik për rajonin dhe më tej. Por le të sigurohemi gjatë zbatimit të kësaj strategjie, që të mësojmë diçka nga 13 vitet që kanë kaluar qysh prej 11 shtatorit 2001, dhe luftës ndaj al Kaedës. Ja disa mësime për të cilat duhet menduar.
Mos e hani gjithmonë karremin. Në një prej fjalimeve të filmuar që u drejtonte ndjekësve të tij, Osama bin Ladeni parashtroi strategjinë e tij. “Ajo që duhet të bëjmë është që të dërgojmë dy muxhahedinë në pikën më të largët në lindje, për të ngritur një copë leckë ku të hetë shkruajtur al Kaeda”, tha ai. “Kështu do i bëjmë gjeneralët amerikanë që të rendin drejt asaj pike”.
Qëllimi i filmimeve të frikshëm të ekzekutimit të gazetarëve ishte që të provokonin SHBA. Dhe funksionoi. Në fund të fundit, nuk ka ndryshuar asgjë në muajt e fundit, në lidhje me shtetin e vetëshpallur islamik dhe rreziqet që ai paraqet – përveç shfaqjes së këtyre filmimeve. Megjithatë, ato e shtynë Uashingtonin të vihet në lëvizje. Studiuesi Favaz Gerges shkruan se disa muaj më parë, al Baghdadi vërente se organizata e tij nuk ishte e gatshme të sulmonte Amerikën, por “shpresonte që SHBA do të dërgonte ushtarë në terren me qëllim që ISIS të luftonte drejtpërdrejtë me amerikanë – dhe t’i vrasë ata”.
Ne duhet të veprojmë kundër këtij grupi terrorist. Por le ta bëjmë në një kohë dhe një mënyrë që e zgjedhim vete ne, dhe jo të kërcejmë kur ata duan që ne të kërcejmë.
Mos e mbivlerëso armikun. Shteti Islamik, i njohur edhe si ISIS apo ISIL, është një armik i fortë, por kundërforcat ndaj tij sapo janë vënë në lëvizje. Dhe këse këto forca – ushtria irakene, pesh mergat kurdë, forca ajrore e SHBA – punojnë në mënyrë të bashkërenduar, ai do të fillojë të humbasë terren. Gjithashtu, mbani parasysh që në realitet nuk zotëron aq shumë terren sa tregojnë hartat që na shfaqen në televizione. Pjesë të mëdha të atyre “territoreve” janë shkretëtira. Në Irak dhe Siri, qytetet janë të ngritur buzë lumenjve.
Ndërkohë që Shteti Islamik është shumë më i sofistikuar se sa al Kaeda në operacionet dhe teknologjinë e tij, ai ka një dobësi të madhe. Al Kaeda ishte një organizatë Pan-Islamike, që përpiqej të joshte të gjithë myslimanët. Ky grup është një organizatë sektare. Eshtë një pasardhëse e al Kaedës në Irak, e cila u krijua nga Abu Musab al Zarkavi, me një mision anti-shiit. Në fakt, kjo është arsyeja përse al Kaeda u nda prej al Zarkavit, duke i bërë thirrje atij që mos të bënte armiq bashkëbesimtarët myslimanë. Shteti Islamik është anti-shiit, por edhe shumë armiqësor ndaj kurdëve, të krishterëve dhe shumë banorëve të tjerë të Lindjes së Mesme. Kjo do të thotë se ka një numër të madh armiqsh në rajon që do të luftojnë kundër tij, jo se duan SHBA, por për shkak të vetë interesave të tyre.
Mos harroni politikën. Veprimi ushtarak duhet të shoqërohet me një strategji të mençur politike. Shteti Islamik është një pasojë direkte e pushtimit amerikan të Irakut dhe vendimeve rrënues politikë për të shpërbërë ushtrinë irakene dhe “de-Baathizuar” burokracinë e saj. Rezultati ishte një popullsi sunite e zemëruar, pa kompetenca e cila nisi kryengritjen. Disa media kanë transmetuar kohët e fundit intervista me sunitë të Irakut që thonë se pavarësisht gjithë kaosit, ishin më të lumtur nën Shtetin Islamik se sa nën “ushtrinë shiite”. Kështu e quanin qeverinë irakene.
Administrata Obama ka hartuar një strategji të mençur për Irakun, duke i bërë presion qeverisë së Bagdadit që të afrojë më shumë sunitë. Por kjo ende nuk ka ndodhur – partitë shiite nuk janë shumë gati të bëjnë lëshime të mëdhenj për sunitët. Ushtria irakene nuk është riformuar për të qenë më pak partizane dhe sektare dhe më shumë gjithëpërfshirëse dhe efektive. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme, sepse nëse SHBA shihen sikur po mbrojnë dy regjime josunitë – Irakun dhe Sirinë – kundër një kryengritjeje sunite, atëherë nuk do të fitojë. Dhe do të jetë e vështirë të rekrutohen aleatë lokalë. Ndërkohë që janë pakicë në Irak, sunitët janë shumicë dërrmuese mes myslimanëve të Lindjes së Mesme.
Aspekti sirian i strategjisë së Presidentit është edhe hallka e dobët e saj. Eshtë e pamundur të luftosh Shtetin Islamik, dhe të mos forcosh praktikisht regjimin e Bashar al Assadit. Ne mund të themi se nuk kemi për qëllim ta bëjmë këtë gjë, por kjo nuk e ndryshon realitetin në terren. Ushtria e Lirë Siriane mbetet e dobët dhe e ndarë mes shumë grupeve lokale.
Obama premtoi të “degradojë” shtetin islamik. Shumë mirë. Ai premtoi gjithashtu që në fund “ta shkatërrojë” atë. Ne nuk kemi qenë në gjendje të heqim qafe al Kaedën. Dhe shkatërrimi i një grupi si ky kërkon eleminimin e dinamikave sektare që e nxisin. Kjo nuk i takon Uashingtonit, por ai mund të ndihmojë që të ndodhë duke u bërë presion irakenëve dhe duke afruar sauditët dhe fuqi të tjera rajonale.
Ndërhyrja ushtarake e Obamës në rajon do të funksionojë nëse do të ketë një ndërhyrje politike ekuivalente, apo ndoshta edhe më e fortë. /Washington Post/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close