Novichok është emri i agjentit kimik që sipas analizave të kryera nga autoritetet britanike është përdorur për të helmuar ish spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij. Meqë ky përbërës ëshët krijuar në ish Bashkimin Sovjetik të gjitha dyshimet u drejtuan nga qeveria e Vladimir Putinit. Tani për tani Vil Mirzayanov-i, shkencëtari rus thotë se edhe vende të tjera mund ta zotërojnë këtë armë të fuqishme. Në vitin 2008 ka publikuar një libër me titull “An Insider’s Chronicle Of The Russian Chemical Weapons Program Secrets” ku shprehet se ka të ngjarë që edhe britanikët ta kenë prodhuar dhe ashtu si ata edhe shumë vende të tjera. Novichok u prodhua në Bashkimin Sovjetik në vitin 1970, por ekzistenca e tij u bë e ditur në vitin 1991 gjatë një pakti armësh kimike mes Rusisë dhe SHBA-së. Ishte pikërisht Vil Mirzayanov-i që e zbuloi këtë sekret dhe për këtë zbulim u gjykua dhe u dënua për tradhëti të lartë. Mirzayanov-i që aktualisht jeton në SHBA ka akuzuar Putinin në një përpjekje fillestare për të vrarë Skripalin, por tani e pohon se mund të ketë edhe shumë shtete të tjera të interesuara për t’ia hedhur fajin Rusisë. / bota.al
1 minute read