Bota

“Na kapi!” Mesazhet e fundit, thirrjet për ndihmë, postimet në rrjete sociale

Screen Shot 2016-06-13 at 10.37.00Alarmi i lëshuar nga faqja e Facebookut e lokalit: “Të gjithë të dalin nga Pulse dhe të vazhdojnë të vrapojnë”. Terrori i një djali që kishte mbetur brenda, i cili shkëmbeu mesazhe me të ëmën, deri tek më i fundit, “po vdes”. Lehtësimi i atij që ia doli të largohet, shoqëruar me shqetësimin për ata që ende kishin mbetur brenda. Ankthi i një tjetër nëne që nuk arrin të kontaktojë me të bijën, dhe gëzimi kur u komunikon të gjithëve se ka mësuar se ajo është gjallë.

Në natën tragjike të Orlandos, ajo e vrasjes masive më të rëndë për nga numri i viktimave, në historinë e SHBA, janë të shumtë mesazhet që shfaqen në të gjithë kanalet e komunikimit. Nga aplikacionet e shumtë të mesazherisë, tek Facebook dhe tuiter, të gjithë rrëfejnë si janë, të tjerë kërkojnë larjme, por ka edhe nga ata që luten.

Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik Daily Mail, Eddie Justice, 30 vjeç, të shtunën në mbrëmje ndodhej në Pulse, në Orlando. Pak pas orës 2 të mëngjesit, u dëgjuan të shtëna në brendësi të lokalit, dhe ai nxiton dhe kërkon të strehohet në banjën e grave.

Prej aty brenda nis t’i dërgojë mesazhe të ëmës, Mina: “Mama, të dua shumë”. “Në lokal po shtijnë me armë”. “Jam mbyllur në banjë”. Nëna e tij përgjigjet me nxitim: “Je mirë?” “Në cilin lokal?” Ai i përgjigjet telegrafikisht. Eshtë i dëshpëruar. “Pulse”. “Në qendër”. “Telefonoji policisë”. “Jam duke vdekur”. Gruaja, pasi i telefonon policisë, del jashtë dhe shkon tek Pulse. Dhe aty vazhdon shkëmbimin e mesazheve më të birin, Eddie: “Në cilën banjë?” Eddie shkruan sërish: “Na kapi”. “Eshtë në banjë me ne”. “Në banjën e femrave”. Eshtë teksti i fundit që i dërgon të ëmës.

Mes atyre që ndodheshin brenda Pulse ka edhe që ia kanë dalë të largohen. Ricardo J. Negron Almodovar, portorikan që jeton në Orlando, komenton në faqen e Facebook të Pulse. “Ndodhesha aty. Hapi zjarr rreth orës 2 të mëngjesit. Njerëzit në pistë dhe në ballkon përfunduan përtokë, dhe disa prej nesh që ishim pranë barit dhe daljes së pasme, arritëm që të dalim jashtë dhe të vrapojmë. Tani jam shëndoshë e mirë në shtëpi, dhe shpresoj që të gjithë te kthehen shëndoshë në shtëpitë e tyre”.

Lilbia Carmen ndodhet në shtëpinë e saj. Por e bija, ndodhet në Pulse duke u dëfryer. Sapo merr lajmin për të shtënat dhe zhvillimet, shkruan në Facebook, e mbërthyer nga ankthi: “Ende asgjë. Ime bijë është atje brenda. Ju lutem të vazhdoni të luteni. Po pret policinë që të mundet të dalë”.

Kalojnë kështu dy orë të gjata e të pafundme, ku Lilbia nuk di ende asgjë për të bijën. Në ndërkohë, shumë persona ofrojnë mbështetjen e tyre dhe luten në këtë formë të re marrëdhëniesh sociale. Por më në fund, është vetë Lilbia që u komunikon të gjithëve fundin e lumtur të historisë së saj personale në këtë mbrëmje terrori: “Eshtë jashtë. Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, për princeshën time dhe për mua! Më është rikthyer jeta! Falënderoj Zotin që i dëgjoi lutjet tona!”

Me kalimin e orëve, mesazhe dhembshurie vijnë nga të gjitha qoshet e planetit. Kelly Drabczyck, që banon në Orlando, falënderon të gjithë në Facebook: “E vlerësojmë të gjithë dashurinë dhe ngushëllimet, nga e gjithë bota”./Corriere – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button