Kuriozitete

NASA përgatitet për Armagedon

Screen Shot 2015-06-25 at 09.11.44

Dërgohen raketa nukleare në kozmos për të shkatërruar asteroidët, të cilët mund të godasin Tokën

Për të penguar shpërthimin e objekteve të panjohura, ekspertët vënë në dukje se shkatërrimi i asteroidëve me raketa nukleare do të ishte veprim i mirë, sidomos nëse janë të drejtuar kah asteroidët e vegjël dhe kometat. (Meqë ra fjala, kometat tash për shekncëtarët nuk do të jenë të panjohura, meqë një sondë është dërguar për të ndriçuar misterin e tyre, shih artikullin: Zgjohet roboti në kometë)

NASA dhe Drejtoria kombëtare për siguri nukleare kanë bërë të ditur se prej tash e tutje bashkërisht po punojnë në gjetjen e zgjidhjes për asteroidë të mundshëm të rrezikshëm, të cilët i afrohen Tokës, të cilat mund të përfshijnë edhe përdorimin e amrëve bërthamore.

Mu si në filmin “Armagedon”, në të cilin Bruce ëillisi burrëror shkon në kozmos për të shkatërruat asteroidun, sipas planeve të NASA-s, bomba nukleare do të mudn të dërgohej në kozmos me anë të raketave.

“Këto dy agjneci po punojnë ndamas, por ndonjëherë planet dinë t’u përputhen. Se deri se në çfarë zgjidhjeje të përbashkët do të vijnë, kjo do të jetë gjë e mirë”, ka thënë Bruce Betts, drejtor për shkencë e teknologji në Shoqatën planetare, transmeton InfoGlobi.

Shkencëtarë thonë se në afërsi të Tokës sillen rreth një milionë asteroidë, por secili prej tyre nuk paraqet rrezik. Megjithatë, dëshmi frikësuese se sa janë të rrezikshëm dhe si secili prej tyre mund ta godasë Tokën është shfaqur në shkurt të vitit të kaluar, kur një objekt i panjohur ka shpërthyer mbi Çelabinskin rus, me fuqi 20 deri 30 herë më të madhe se ai i Hiroshimës. –InfoGlobi

Leave a Reply

Back to top button