Bota

NATO i tregon dhëmbët Rusisë, si asnjëherë më parë

Rreth 17,500 ushtarë nga dhjetë vende të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake që nisën të mërkurën në Poloni dhe në vendet e Baltikut, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Polonisë.

Sipas saj, stërvitjet “Anakonda” janë më të mëdhatë që ka mbajtur Polonia ndonjëherë.

Rreth 12,500 trupa polake janë të përfshira në ushtrimet brenda Polonisë, ndërsa 5,000 ushtarë të tjerë nga vendet anëtare të NATO-s marrin pjesë në Estoni, Letoni dhe Lituani.

Orari i tyre përfshin manovra detare edhe në Detin Baltik.

Stërvitjet do ta zgjasin deri më 16 nëntor.

Polonia dhe tre vendet e Baltikut në veçanti janë të shqetësuara për sigurinë e tyre prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Leave a Reply

Back to top button