Bota

NATO: Propaganda ruse “ka marrë kot”, që nga pushtimi i Krimesë

NATO akuzoi Rusinë për përshkallëzimin e një fushate disinformimi që nga aneksimi në 2014 i rajonit të Krimesë nga Kremlini, duke thënë se faqet e internetit ruse, të tilla si Sputnik dhe Russia Today kanë postuar histori të rreme, tha zëdhënësja e aleancës.

Eshtë rritur shqetësimi në mesin e zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian mbi aftësinë e Rusisë për të përdorur televizionin dhe internetin, për të përhapur ato që zyrtarët thonë se janë lajme të rreme.

Aleanca e Mbrojtjes e 28 demokracive thotë se ka regjistruar më shumë se një dyzinë “mitesh” ruse në dy vitet e fundit, të cilat ka tentuar që t’i hedhë poshtë me dokumenta faktike, intervista, përgënjeshtrime dhe filmime. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button