Një burrë nga audienca pushton skenën e Eurovizionit gjatë përformancës së Britanisë, duke i rrëmbyer mikrofonin me forcë këngëtarës SuRie për të thënë keto fjalë: “Nazistë të medias Britanike, në kërkojmë liri!”
Burri është identifikuar se bën pjesë në një grup aktivistësh që janë dëgjuar të kenë kryer disa ‘pushtime‘ skenash. Ai gjithashtu u përpoq të rrëmbejë Çmimin Kombëtar të Televizionit në janar, para se ta merte Dermot O’Leary duke e shtyrë atë nga skena.
Dhe në prill të 2017, ai u identifikua si njeriu që u përpoq të shkatërronte finalen e The Voice.
Bazuar në bio-n e tij në Twitter, ai është një filozof, aktivist dhe DJ i vendosur në Londër, dhe ka shkruajtur një libër të botuar vetë në e-book.
SuRie, emri i vërtetë i së cilës është Susanna Marie Cork, duartrokiti në kohën që mbeti pa mikrofon, ndërsa kamera u kthye dhe fokusoi tifozët britanikë në Altice Arena në Lisbonë, deri sa ata arritën ta marin përsëri mikrofon e saj.
Pasi mikrofonin ishte kthyer në dorën e saj, ajo këndoi fjalinë “Mos u dorëzoni”, që u shoqërua me brohoritje të madhe nga turma.
Prezantuesi Graham Norton u tha shikuesve: “Ne jemi rimëkëmbur edhe pasi pushtuesi prishi përformancën”.
Producentët e Eurovizionit i ofruan asaj mundësinë që të riperformonte dhe një herë, por ajo refuzoi./The Guardian-Bota.al