Diplomacia nuk është pjesë e karakterit të tij, por kur bëhet fjalë për kokëfortësinë, Princi Harry është i pakalueshëm.
Duka i Sussex është i bindur se është e drejta e tij, e gruas së tij Meghan dhe fëmijëve të tyre Archie, 5 vjeç dhe Lilibet Diana, 3 vjeç, që të kenë shoqërim të garantuar, të paguar me para publike kur kthehen në shtëpi. Edhe pse ai nuk ka qenë më mbretëror i lartë që nga viti 2020, në të cilin mbaronin afatet për privilegjet e tij mbretërore, përfshirë atë për sigurinë. Frika e tij është se pa mbrojtje të duhur dhe me urrejtjen sociale që shtohet në mënyrë të pakontrolluar, gruaja e tij rrezikon jetën: për këtë arsye Meghan nuk është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2022. Ajo e tha këtë më 25 korrik në dokumentarin Tabloid on Trial, duke akuzuar tabloidet britanike se kanë nxitur urrejtjen racore, e shtyrë edhe prej qarqeve ekstremiste (Meghan, nëna e së cilës është afrikano-amerikane, ka thënë vazhdimisht se është e bindur që antipatia e anglezëve ndaj saj është për shkak të ngjyrës së lëkurës). Dhe këtë e përsëriti më 4 gusht në rrjetin amerikan CBS, në intervistën e parë të çiftit pas asaj me Oprah Winfrey në vitin 2021, duke folur për anën e errët të mediave sociale dhe duke paralajmëruar nisjen e një projekti kundër bullizmit në internet.
Zemërimi i Dukës së Sussex-it, megjithatë, ka në objektiv kryesisht qeverinë britanike dhe Ravec, Komitetin Ekzekutiv për Mbrojtjen e Mbretërve dhe VIP-ave, të cilët kanë ngecur që nga viti 2020 në vendimin për të ulur pragun e nivelit të mbrojtjes së garantuar për Dukën e Sussex-it përmes fondeve publike. Një prag i cili, për Harry-n, është i papranueshëm. Beteja ligjore, e nisur nga djali i dytë i Charles III në vitin 2022 për të marrë eskortën e paguar nga taksapaguesit kur ai ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar me familjen e tij, përfundoi me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë Britanike i shpallur në shkurt, në të cilin u përsërit se ai nuk ka të drejtë dhe se “nuk ka asnjë mungesë legjitimiteti apo irracionalitet në vendimin e marrë”. Kërkesa e avokatëve të princit u refuzua në prill. Pikë.
Fruka nga të çekuilibruarit
Por Harry nuk dorëzohet. Nga njëra anë, e pushton malli për shtëpinë; dhe pastaj është babai Charles, i cili është i sëmurë me kancer: a nuk do të ishte mirë që fëmijët e tij ta shihnin përsëri gjyshin, para se të ishte tepër vonë? Nga ana tjetër, është i tmerruar, nga frika mos sheh gruan e tij të goditet me thikë ose acid nga ndonjë i çmendur.
Shpresa e vetme është që mbreti, një ndërhyrës i njohur kur bëhet fjalë për çështjet politike, të flasë në favor të djalit të tij me ministrat e qeverisë së re laburiste të Keir Starmerit. Problemi është se Harry nuk mund ta kontaktojë as në telefon. Sovrani, në fakt, nuk i është përgjigjur telefonatave të të birit që nga shkurti. Sipas thashethemeve të publikuara nga People, në muajin maj, gjatë udhëtimit në Londër për të festuar përvjetorin e Lojërave Invictus, Harry donte të fliste me babanë, për betejën e tij ligjore për të patur shoqërim. Por takimi u anulua për shkak të “agjendës së ngjeshur të mbretit”. Kështu që, të dy nuk kanë folur që nga takimi i tyre i fundit kokë më kokë. “Telefonatat e Harryt mbeten pa përgjigje, përfshirë ato në lidhje me shëndetin e sovranit”. Princi është i bindur se «i vetmi person që mund ta ndihmojë është babai i tij. Ai dëshiron të mbrojë familjen me çdo kusht”. Pallati Buckingham ka bërë të ditur se ideja që mbreti mund të bëjë diçka për Harry-n është “e pamundur”, sepse fjala e fundit i përket Ravec. Dhe telefoni i princit ndërkohë vazhdon të bjerë.
Kujtimi i Dianës përndjek Charles-in
Sovrani, nga ana e tij, “ka frikë se historia e Dianës do të përsëritet: ai nuk dëshiron që betejat e Harryt të rrëmbejnë faqet e para duke errësuar punën e tij siç ndodhi në kohën e divorcit me Diana Spencer”. Po William? Imagjinoni, ai nuk u përgjigjet telefonatave të vëllait prej vitesh. Edhe pse, sërish sipas People, situata mes tyre “është e keqe por jo e pariparueshme”.
Çelësi për të ndrequr marrëdhënien e tyre duket se është, edhe një herë, fiksimi i Harrit për sigurinë. / bota.al