Bota

“Ndizet” edhe Podemos (si Syriza)! Miting gjigand në Madrid

podemosDhjetëra mijëra vetë janë mbledhur në qendër të Madridit për një miting të organizuar nga majtistët radikalë spanjollë të POdemos. “Marshimi për ndryshimin” është një prej të parëve mitingje në ambiente të hapur që organizon kjo parti, teksa përpiqet që të shfrytëzojë edhe fitoren e kohëve të fundit të aleatëve të saj të ngushtë, Syriza në Greqi.
Podemos ka dalë në krye në sondazhet e fundit dhe thotë se do të kërkojë që të anulojë një pjesë të borxhit të SPanjës nëse fiton zgjedhjet vitin tjetër.
Podemos thotë se politikanët “duhet t’i shërbejnë popullit” dhe jo interesave privatë”.
Në këtë miting ka patur një pjesëmarrje mbresëlënëse si dhe një atmosferë si prej karnavalesh. Protestët po bëjnë paradë në po të njëjtat rrugë që gjashtë vitet e fundit kanë parë shumë grumbullime të tjerë kundër shpërthimit të krizës financiare dhe shtrëngimeve që kanë vendosur qeveri të njëpasnjëshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button