Bota

Ndodhi javën që kaloi / Piloti futi gabim koordinatat në sistemin e navigimit. Ja çfarë i ndodhi

screen-shot-2016-09-09-at-14-58-51Një avion i AirAsia që fluturonte nga Sidnej për në Malajzi, përfundoi në Melburn, kur piloti futi koordinatat e gabuara në sistemin e brendshëm të navigimit. Airbusi A330 ishte planifikuar të largohej nga aeroporti ndërkombëtar i Sidnejit në orën 11.55 dhe të mbërrinte në Kuala Lumpur nëntë orë më vonë. Por, përmes një kombinimi të gabimeve në të dhëna, ekuipazhit që injoroi sinjalet e vazhdueshëm nga sistemi kompjuterik dhe një moti të keq në Sidneji, ai zbriti në Melburn pak pas orës 2. Aeroporti i Melburnit është 722 km në jugperëndim të Sidnejit, ai i Kuala Lumpurit është 6611 km në veriperëndim. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button