Bota

Ndodhi këtë javë / E çuditshme se si kjo 16-vjeçare fitoi 50 mijë stërlina

screen-shot-2016-09-09-at-12-01-56

Një 16-vjeçare ka fituar £ 50,000 nga një faqe interneti që ajo vetë ka krijuar, për t’u dhënë foshnjave kineze emra në anglisht. Beau Jessup, një nxënëse britanike e shkëlqyer nga Gloucestershire, erdhi me këtë iden pas një vizite familjare në Kinë. Ata kishin dalë për një darkë me miqtë, kur asaj iu kërkua që t’i vendoste një emër anglisht, një foshnjeje të porsalindur.

Në Kinë konsiderohet e rëndësishme që fëmijët të kenë një emër anglisht, për studime në të ardhmen, apo për biznes me Mbretërinë e Bashkuar. “Special Name” kërkon që përdoruesit të marrin pesë nga 12 tipare personaliteti, që ata shpresojnë të ketë fëmija kur të rritet. Në Kinë ua vënë emrat fëmijëve bazuar në elementet, dhe Beau donte një ngjashmëri mes mënyrës se si ata zgjedhin emrin e tyre kinez, me mënyrën si do ia vënë emrin në anglisht.

screen-shot-2016-09-09-at-12-09-23

Dhe ajo e bënë këtë duke i caktuar tipare personaliteti secilit emër anglisht. Përdoruesit përzgjedhin edhe gjininë e fëmijës dhe paguajnë ekuivalentin e 60 qindarkave. Më pas, tre emrat e përzgjedhur ndahen me familjen dhe miqtë, për të marrë vendimin përfundimtar. Secili sugjerim printohet në një certifikatë bashkë me domethënien e tij, si dhe një shembull i një personi të famshëm me atë emër.

Mbi 200 mijë emra

“Eshtë gjë e bukur të jesh pjesë e një përvoje kaq të lumtur dhe të jesh pjesë në këtë fazë të hershme të jetës së një bebeje”, thotë Beau. Suksesi i faqes ka qenë një befasi e këndshme. “Unë doja ta bëja vetëm të shihja nëse mund të ishte më shumë se thjeshtë një ide. Nuk prisja kurrë të ishte më shumë se një projekt i vogël, sepse asnjëherë nuk e kam konsideruar veten si shumë akademike. Por sot kjo faqe ka vendosur 200 mijë emra bebesh. Sigurishtë shtë surprizë e bukur”. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button