Ishte viti 1997 kur, në qytetin e Frankfurtit, një njeri denoncoi vjedhjen e makinës së tij: e kishte parkuar, duke harruar se ku, kështu që vendosi të raportojë zhdukjen. Sot, njëzet vjet më vonë, ai njeri më në fund gjeti makinën e tij: ndodhej në garazhin e një ndërtese industriale gati për t’u prishur. Meqenëse makinat duhej të prisheshin, policia kontrolloi pronarin, duke mbërritur deri tek ai.
Lajmin kurioz e përcolli gazeta lokale Augsberger Allgemein, sipas të cilës personi, tashmë shtatëdhjetë e gjashtë vjeç, shkoi në stacionin e policisë me vajzën e tij, që më në fund të tërhetërhiqtequr makinën e tij. Për fat të keq, makina nuk është më ajo e një kohe: “Nuk funksionon, nuk mund të ecë”, thanë autoritetet.
Nuk është rasti i parë i shoferëve që harrojnë: gjithmonë në Gjermani, një njeri gjeti makinën e tij dy vjet pasi e parkoi dhe shkoi për të pirë rreth Mynihut. Pas denoncimit të zhdukjes, policia zbuloi makinën: vetëm 4 km larg nga zona ku pronari mendonte se e kishte parkuar. / Bota.al