Analiza

Në baltovinën e Lindjes së Mesme

Dy vite pasi ka hipur në fron, Mbreti saudit Salman përballet me sfida të ndryshme jashtë dhe brenda vendit. Raportet në rajon po vijnë e po komplikohen, ofensiva në Jemen është më e vështirë nga parashikimi dhe tani përvijohet një luftë për stafetën

Nëse ka një pikë që i dakordëson të gjithë diplomatët në Riad ajo është pesha që sauditët i japin “kërcënimit iranian”. Një prej këtyre diplomatëve, që ka kërkuar të mbetet anonim, shpjegon: “Qeveria saudite shikon dorën e Teheranit kudo dhe i merr shumë seriozisht deklarimet e shtypit iranian, sipas të cilave Irani kontrollon tashmë 4 kryeqytete arabe: Bagdadin, Sanaanë, Bejrutin dhe Damaskun”. Një tjetër konfirmon: “Riadi është i obsesionuar nga Irani dhe përfundon për të harruar se bëhet fjalë për një fqinj dhe që, pavarësisht nga vlerësimet politike, nuk do të mund të zhduket papritmas”. Të gjithë shikojnë në këtë obsesion arsyen kryesore e ndërhyrjes saudite në Jemen. “Nuk kishin zgjedhje, ishte domosdoshmëri”. Ky pohim i një diplomati saudit ndahet nga pjesa më e madhe e përgjegjësve të takuar në Riad. “Për ne, Jemeni është një problem i brendshëm. Kemi nevojë për një regjim mik dhe të qëndrueshëm në kufijtë tanë”. Diplomati kujton se Jemeni ka një popullsi pakashumë të barabartë me atë të Arabisë Saudite.

Me 23 janar 2015 Salman është ngjitur në fron, duke zëvendësuar Mbretin Abdullah bin Abdulaziz al Saud. Sovrani i ri ka hequr dorë menjëherë nga një politikë e jashtme e matur dhe konservatore për të treguar se mbretëria është e gatshme t’i mbrojë interesat jetike të saj. Kështu, në marsin e 2015, në krye të një koalicioni prej nja 10 vendesh, Riadi ka ndërhyrë ushtarakisht për të rivendosur në Sanaa qeverinë “legjitime” e përzënë nga rebelët houthi dhe nga aleatët e tyre, të akuzuar se ishin instrumentalizuar nga Teherani. Megjithatë operacioni, i quajtur Furtuna Vendimtare, nuk ka qenë aspak vendimtar dhe ka nxjerrë në pah kufizimet e forcës ushtarake (dhe politike) saudite. Pavarësisht pranisë së dhjetëramijëra ushtarëve në kufi me Jemenin, Arabisë Saudite i është dashur të evakuuojë një rrip toke 200 kilometra të gjatë dhe 20 – 30 kilometra të gjerë. 7000 njerëz janë detyruar që të braktisin fshatrat e tyre nga frika e inkursioneve të houthive, që vazhdojnë të lëshojnë raketa mbi qytetet saudite jugore si Jizani. Këto sulme janë pak efikasë, por gjithsesi krijojnë një klimë pasigurie të përhershme, duke i detyruar shkollat dhe institucionet publike që të mbyllen. Autoritetet pranojnë zyrtarisht humbjen…

[real3dflipbook id=”1433″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close