Covid19

Në Britaninë e Madhe, rëndohet bilanci i viktimave nga COVID 19

917 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Tashmë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 9,875, sipas shifrave të publikuara nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në vend.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në WorldMeter deri më tani janë infektuar 78,991 njerëz dhe 344 persona janë shëruar.

Britania e Madhe prej ditësh vazhdon të ketë një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button