Rreshter britanik Craig Harrison ka shërbyer edhe në Irak e Afganistan ku edhe është traumatizuar duke u diagnostikuar se vuan me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD).
Snajperi britanik Craig Harrison, i cili ka shërbyer në ushtri 23 vjet më parë, ai u shkarkua nga shërbimi dhe ai ndjehet si i u hodh në rrugë, transmeton Telegrafi.
“Për të gjitha ato, as që më kanë thënë faleminderit”, thotë Harrison.
“Në të gjitha ëndrrat e mia unë shoh njerëzit që kam vrarë – ua ndjejë edhe erën”, deklaron snajperisti.
Jeta e tij ishte vënë në rrezik edhe larg zonës së luftës, kur Departamenti i Mbrojtjes gabimisht zbuloi emrin e tij duke u mburrur se zyrtari i tyre mban rekordin botëror në qitje nga një largësi prej 2470 metrash.
Pas publikimit të emrit, Harrison dhe familja e tij kanë qenë një objektiv i mundshëm për terroristët. /Telegrafi/