Si ndodhi që kriza e shekullit të tetëmbëdhjetë i dha jetë një legjende obsesioni dinastik në familjen e parë të Austrisë
Në ditët e para të teorit 1740, Perandori Karli VI u nis për të gjuajtur rosa të egra në brigjet e Liqenit Neusiedl, pranë kufirit me Hungarinë. Gjuetia ishte e mirë, por jo moti; i ftohti i madh dhe lagështia i shkaktuan ethe dhe e bënë nervoz. Kur u kthye në pallatin e tij të vogël në fshat në La Favorita, në 10 tetor, kuzhinieri i tij u përpoq që të ngrejë humorin e mbretit duke i përgatitur një prej gatimeve të preferuar, çomlek katalan me kërpudha. Ose kërpudhat ishin të prishura, ose Karli i cili ishte shumë grykës ia bëri vetë të keqen vetes prej pangopësisë, por efektet ishin të këqia. Mëngjesin tjetër ai u sëmur rëndë dhe u transportua ngadalë për në Vienë. Atje, vdiq në Hofburg, i rrethuar nga qirinjtë, tradicionalë në vdekjen e një perandori, dhe me një kryq në duar. Ishte një vdekje e ëmbël.
Siç ndodh shpesh, në ato rrethana shumëkush hodhi hipotezën se mbreti ishte helmuar…
[real3dflipbook id=”892″] |