Thenie

Në jetë nuk janë të rëndësishme hapat që hedh, as këpucët që vesh, por gjurmët që lë pas.

Gjërat e bukura na mësojnë ta duam jetën, gjërat e këqija na mësojnë të dimë se si ta jetojmë atë.


Nëse e doni dikë për bukurinë, nuk është dashuri por dëshirë.

Nëse e doni dikë për inteligjencën, nuk është dashuri por admirim.

Nëse e doni dikë për pasurinë, nuk është dashuri por interes.

Nëse e doni dikë dhe nuk e dini pse, kjo është dashuri.


Që të dish të jetosh, duhet të kesh sytë e atyre që kanë hequr shumë në jetë dhe buzëqeshjen e atyre që i kanë kapërcyer të gjitha.


Në jetë nuk janë të rëndësishme hapat që hedh, as këpucët që vesh, por gjurmët që lë pas.


Njerëzit e vegjël i dallon menjëherë. Janë ata që përpiqen t’ju shpjegojnë se sa të mëdhenj janë.


Kush vrapon pas hiçit, bëhet edhe vetë hiç.

Papa Francesco


E bukura e grave është se kanë frikë, por në fund ato kanë guximin të bëjnë gjithçka.


Përvoja është lloji më i vështirë i mësuesit. Në fillim të bën provimin, pastaj të jep mësimin.

Oscar Wilde


Pas njëzet vjetësh do të mërziteni më shumë nga gjërat që nuk keni bërë, sesa nga gjërat që keni bërë. Kështu që ngrini spirancën, dilni nga porti i sigurisë dhe lëreni erën të fryjë velat tuaja. Eksploroni Ëndërroni. Zbuloni

Mark Twain


Eshtë marrëzi të urresh të gjithë trëndafilat sepse të ka shpuar një gjemb, të braktisësh të gjitha ëndrrat sepse njëra prej tyre nuk u bë realitet, të heqësh dorë nga të gjitha përpjekjet sepse njëra dështoi.

Eshtë çmenduri të dënosh të gjitha miqësitë sepse dikush të ka tradhtuar, të mos besosh në asnjë dashuri vetëm sepse njëra prej tyre ishte e pabesë, të hedhësh tutje të gjitha shanset për të qenë e lumtur, vetëm sepse diçka shkoi keq.

Gjithmonë do të ketë një mundësi tjetër, një tjetër miqësi, një tjetër dashuri, një forcë të re. Për çdo fund, ka një fillim të ri.

Antoine de Saint-Exupéry


Mos prit të mbarosh universitetin,

të biesh në dashuri,

të gjesh punë,

te martohesh,

të kesh fëmijë,

t’i shohësh të rregullohen,

të humbësh ato dhjetë kilogramë,

të vijë e premtja mbrëma apo e diela në mëngjes,

pranvera,

vera,

vjeshta apo dimri.

Nuk ka kohë më të mirë për të qenë të lumtur, se sa tani.

Lumturia është një udhëtim, jo ​​një destinacion. Puno sikur nuk të duhen paratë,

dashuro sikur nuk je lënduar kurrë dhe vallëzo sikur askush nuk po të sheh.

Mos harro se lëkura rreshket,

flokët bëhen të bardha dhe ditët kthehen në vite.

Por gjëja më e rëndësishme nuk ndryshon: forca dhe bindja jote nuk kanë moshë.

Pas çdo objektivi ka një fillim të ri. Pas çdo rezultati ekziston një sfidë tjetër.

Për sa kohë që jeni gjallë, ndihuni të gjallë.

Vazhdo, edhe kur të gjithë presin që ti të heqësh dorë.

Shën Tereza e Kalkutës


Njerëzit ikin e vijnë, mbeten. Mbeten tensionet e tyre morale dhe ato do të vazhdojnë të ecin me këmbët e njerëzve të tjerë.

Giovanni Falcone

Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close