Bota

Në më pak se 200 vjet, Nju Jorku do të zhytet në ujë

Ngrohja globale që po provokon shkrirjen e akujve mund të sjellë rritje të nivelit të ujërave me më shumë se gjashtë metra

Screen Shot 2015-07-17 at 21.40.31

Nju Jorku si Atlantida. Pas më pak se 200 vitesh, mund të përmbytet nga ujërat, nëse klima do të vazhdojë të ndryshojë duke rritur temperaturat. Nuk do të ndodhë brenda një ditënate, si thuhet për legjendën e famshme të ishullit përtej Kolonave të Herkulit, por do të jetë një proces gradual i lidhur me rritjen e nivelit të detit, që shkaktohet nga ndryshimet klimatike.

Sipas parashikimeve të Organizatës Climate Central, botuar në revistën Science, Manhattani dhe një pjesë e madhe e Brooklynit do të zhduken nën ujë brenda vitit 2200. Ngrohja globale që po shkakton shkrirjen e akujve mund të sjellë një rritje të nivelit të detit me më shumë se 6 metra. Për një qytet si Nju Jorku, i ndërtuar në nivelin e detit, është një fenomen që mund të rezultojë fatal. Sipas hartës së botuar në Science, zonat më në rrezik dhe që kërcënohen të parat janë pjesa jugore e Manhattanit, Uilliamsburgu në Brooklyn, Long Island City në Queens, një pjesë e madhe e Bronxit dhe ishulli i Staten Island, bashkë me gjithë ishujt e tjerë të gjirit të Manhattanit, ku ndodhet Statuja e Lirisë.

Gjatë 200 viteve të ardhshëm pritet të përfundojnë nën ujë edhe zonat e tre aeroporteve kryesorë të Nju Jorkut: JFK, Njuark dhe La Guardia. Ndërkohë mendohet që Coney Island do të reduktohet në një grusht rëre. Mund të kursehet pjesa perëndimore e Harlemit, por jo ajo lindore. Një sinjal apokaliptik që do të kishte një imapkt demografik shumë të rëndë. Miliona njerëz do të detyrohen që të braktisin gradualisht zona që sot janë të mbipopulluara dhe do të shkojnë në zona më të përgatitura ndaj efekteve katastrofike të ndryshimeve klimatikë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button