Kuriozitete

Në Mesjetë digjeshin vërtetë shtrigat?

 

Screen Shot 2015-06-09 at 09.05.51

Nga Seria histori “genjeshtare”

Të dhënat e mbledhura nga historianët flasin qartë: gjuetia e shtrigave, apo më saktë persekutimi i grave që dyshoheshin se kryenin hedhje falli dhe që përpiqeshin të hynin në kontakt me djallin, filloi vetëm në fundin e Mesjetës, rreth vitit 1430, dhe e arriti kulmin në vitet 500-600 në kulmin e Rilindjes, gjatë konflikteve fetarë mes katolikëve dhe protestantëve. Pikërisht në atë kohë u gjykuan për shtrigani 3 milionë persona (80 % gra), nga të cilat 40 mijë u dënuan me vdekje.

Gjatë “shekujve të errësirës”, Inkuizicioni ishte i pandalshëm mbi të gjitha ndaj heretikëve, që shpesh herë përfundonin në furrën e druve nëse nuk hiqnin dorë me betim, pa shfaqur ndonjë interes të vecantë për akuzat për shtrigani. Dhe disa papë në mesjetë u përpoqën madje të mbronin gratë e akuzuara se provokonin furtuna dhe sëmundje.

Aleate të Djallit

Nga fundi i Katërqindës të ashtuquajturat “shtriga”, apo më mirë gra të cilave u visheshin fuqi mbinatyrore, përfunduan në shënjestër. Nga momenti kur këto fuqi i përkisnin vetëm Zotit, kush dinte t’i vinte në veprim – thoshte Kisha – nuk mund t’i kish përftuar nga askush tjetër përvec Djallit. Akuza e aleancës me Satanain bëri që në atë pikë shtrigat të krahasoheshin me heretikët (mes të cilëve ata që aderonin në reformën e Luterit). Malleus maleficarum, teksti i shkruajtur në vitin 1486 nga dy domenikanë gjermanë e që u bë më vonë manual referimi për inkuizitorët hapej me frazën: “Të thuash që shtrigat ekzistojnë është katolike, ta mohosh është herezi”. Por nuk ishte vetëm Inkuizicioni që u hodh kundër grave. Përkundrazi, gjykatat protestante dhanë një kontribut shumë të madh në këtë kërdi që u bë. Në turrën e druve përfundonin gra që akuzoheshin për keqbërje me bazë praktikat e magjisë si dhe për adhurimin e demonit për ditë të shtune. Një thashethem ky lindur ndoshta nga rite paganë të keqinterpretuar prej të dërguarve të Papës. Gjuetia vazhdoi edhe pas Rilindjes, mes Gjashtëqindës dhe Shtatëqindës, dhe djegia e fundit e një shtrige ndodhi në Bavari, në Gjermani në vitin 1756, në kulmin e Iluminizmit.

 

Leave a Reply

Back to top button