Covid19

Në mungesë të maskave, njerëzit në Hawaaii prodhojnë ato ”Aloha”

Në Hawaii njerëzit që dinë të qepin po bëjnë maska ​​për fytyrën me të njëjtat printime që përdoren për këmisha aloha, të njohura si këmisha “Havajane”.

Shumë prej maskave janë bërë nga copëza prej materiali ose këmisha të vjetra aloha.

Maska kirurgjikale të disponueshme janë të pakta, dhe njerëzit duan të ruajnë ato që janë për infermierët dhe mjekët, transmeton The Guardian.

Candy Suiso, një mësuese e shkollës së mesme, përdor maska ​​të bëra nga motra e saj, edhe burri i saj po ashtu. Ajo tha:

Kjo është një mënyrë tjetër për të treguar vërtet dashurinë dhe shpirtin aloha për njëri-tjetrin. Sidomos në këto kohë, kur nuk shohim familjen tonë, nuk mund të shohim miqtë tanë, nuk mund t’i shohim bashkëpunëtorët tanë. ”

Haëaii raportoi se 517 njerëz kishin testuar pozitivë dhe nëntë viktima.

Bluzat Aloha u shfaqën për herë të parë në Hawaii në vitet 1930 dhe u bënë veshje të pranuara të biznesit në vend në vitet 1960. Ato shpesh janë me pëlhurë me ngjyra të ndritshme dhe zakonisht paraqesin motive ishulli si lulet hibiscus, frutat, guaskat dhe palmat./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button